Lajme dhe Ngjarje
Qytetarët e Malishevës projektojnë vizionin për komunën e tyre
Komuna e Malishevës
ka përfunduar punëtorinë e vizionimit për të filluar me hartimin e Planeve
Zhvillimore Komunale dhe Urbane. Punëtoria e vizionimit për Malishevë u
organizua bashkërisht nga UN-HABITAT / Programi i Mbështetjes së Planifikimit
Hapësinor Komunal (MuSPP), Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Friedrich
Ebert Schtiftung (FES). Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH),
ka mbështetur këtë punëtori me stafin e saj profesional nga Instituti për
Planifikim Hapësinor dhe Departamenti të Planifikimit Hapësinor. Roli i këtyre
institucioneve dhe organizatave ishte për të lehtësuar procesin pjesëmarrës të
seminarit të mbajtur në Prevallë, Prizren prej 21-24 maj 2012.
Qëllimi i
punëtorisë ishte që të formulojë një deklaratë të vizionit për komunën e
Malishevës, e cila do t'i jepte udhëzime në formulimin e objektivave të
zhvillimit dhe përzgjedhjen e prioriteteve. Programi i punëtorisë përmbante
diskutime plenare, punë grupore dhe prezantime. Për të kapur aspekte të
ndryshme të zhvillimit, pjesëmarrësit u ndanë në grupe si vijojnë: zhvillimi i
infrastrukturës ekonomike, strehimi dhe vendbanimet, dhe trashëgimia kulturore
dhe natyrore si bazë për zhvillimin e turizmit. Ndërtimi i autostradës shihej
si një faktor i zhvillimit të rëndësishëm. Puna në grup çoi në formulimin e
vizionit për secilin nga komponentët e përmendura më lart dhe një deklaratë të
përbashkët vizioni dhe një moto të përbashkët. Deklarata e Vizionit është si
vijon: "Malisheva me mundësi për të gjithë, krenare për trashëgiminë e saj,
e pasur me burime natyrore dhe zhvillim të shëndoshë".Si dhe motot që rrjedhën
nga grupet e punës ishin "Të gjitha rrugët të çojnë në Malishevë" ", Malisheva për
qytetarin" dhe "Imazhi e bujarisë dhe mikpritjes, Malisheva Bilbili
i Kosovës.
Rezultatet e
punëtorisë intensive 4-ditore do të shfrytëzohen si një bazë për udhëheqjen e
procesit të hartimit të dokumenteve PZHK-së dhe PZHU-së, dhe ato do të
paraqitet në një audiencë më të gjerë në komunë në një fazë të mëvonshme.
Grupi i
pjesëmarrësve në seminar nga komuna e Malishevës përbëhej nga udhëheqësit
politikë, zyrtarët komunalë, të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe
qytetarëve në përgjithësi. Punëtoria u nderua edhe nga prania e kryetarit të
Malishevës dhe shefja e MuSPP / UN-Habitat-it zyrës në Kosovë. Mysafirë të
veçantë ishin ekspertë nga Programi i BE-së për komunat më të forta të cilët
janë duke punuar në aspekte të zhvillimit të turizmit për Malishevë, Rahovec dhe
Dragash.