Lajme dhe Ngjarje

Delegacioni i Sida-s vizitoi projektin e implementuar të Lumit Lushta në Mitrovicë

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të Takimit Trepalësh Shqyrtues me Programin e Mbështetjes se Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë të UN-Habitat-it , më 26 prill 2012, delegacioni I Agjensionit Suedez për Bashkëpunim dhe zhvillim (Sida)e ka vizituar Komunën e Mitrovicës . Z Tomas Nystrom dhe përfaqësuesit tjerë të Zyres së Sida-s nga  Suedia janë  shoqëruar nga Znj. Maria Malberg ,Kryesuese e Zyrës së Sida-s në Kosovë dhe Znj, Krystyna Galezia, Kryesuese e Zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë, dhe nga stafi menaxhues I programit MuSSP3.
Delegacioni pati rastin të takohet me Z. Avni  Kastrati, kryetarin e Komunës së Mitrobicës si dhe zyrtarët tjerë komunal të  cilët bashkëpunojnë me UN-Habitat-in në çështje të planifikimit hapësinor dhe urban dhe zbatimin e projekteve kapitale. Kryetari ka shprehë falënderimin e tij për MuSSP/UN-Habitat dhe Sida-n për mbështetjen e vazhdueshme që I është dhënë komunës, si në hartimin e dokumenteve të planifikimit ashtu edhe në zbatimin e projekteve kapitale.
Ky takim poashtu ishte edhe një rast për të shkëmbyer me përfaqësuesit e Sida-s pikpamjet e autoriteteve komunale lidhur me bashkëpunimin me MuSSP gjatë fazës së ardhshme të programit. Diskutimi u përqëmdrua në çështjen e fuqizimit të të mëtejshëm të sektorit të planifikimit në komunë dhe zhvillimin e projektit të investimeve kapitale.
Takimi u pasua me një sheti përgjatë lumit Lushtë dhe rrethrrotullimit të afërt, projekt i investimeve kapitale i cili është bashkë-financuar dhe zbatuar bashkërisht nga autoritetet komunale dhe MuSSP / UN-HABITAT-i, i financuar nga Sida. Gjatë shetitjes përgjatë  lokacionit të projektit, vizitorët patën mundësi të binden për ndikimin e madh të cilin redizajnimi I këtij vendi e ka bërë në në përmirësimin e mjedisit urban dhe lëvizshmërisë më të mirë në këtë pjesë të qytetit. Kështu, projekti ka kontribuar dukshëm në krijimin e një hapësire urbane koherente të një cilësie të dukshme dhe me vlera sociale.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje