Lajme dhe Ngjarje

Më shumë drunjë në qendrat urbane në Kosovë

Më 3 korrik, z. Richard Ince prej “Intersilva-Development and Support Services for Farm and Community Based forestry”, z. Kenton Roger prej “Treeco2nomics” nga Britania e Madhe dhe z. Sami Kryeziu prej “Agro-Vet Development” nga Kosova, e kanë vizituar Zyrën e UN-Habitatit në Kosovë, Komuna e Prishtinës, si dhe kanë qëndruar në Ferizaj. Në përgjithësi, qëllimi i vizitës së tyre ishte vlerësimi i mundësisë së bashkëpunimit të ardhshëm për Pylltarinë Urbane; dhe në veçanti, bashkëpunimi i ardhshëm me UN-Habitatin në projektin e tij “Korridori i gjelbër në Ferizaj”.
Takimi me drejtuesit e Zyrës së UN-Habitatit në Kosovëishte i lidhur me kontaktet e mëhershme me Intersilvandhe partnerëve të saj në Kosovë, si dhe kontributit të mundshëm të tyre për Projektin për Investime Kapitale (PIK) Korridori i Gjelbër, i cili është duke u hartuar nga Komuna e Ferizajtme mbështetjen e Programit për Përkrahjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të financuar nga Sida dhe i zbatuar nga UN-Habitati.
Gjatë pasdites, përfaqësuesit e Intersilvës udhëtuan në Ferizaj ku u takuan me zj. Qazime Vata, Drejtoreshë e Drejtorisë për Urbanizëm, Gjeodezi dhe Kadastërdhe z. Mustafë Zariqi, Udhëheqës i Njësisë për Planifikim të komunës. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit komunalë në përgjithësi i sqaruan kushtet për planifikim në komunë; kurse më hollësisht folën për PIK Korridori i Gjelbër. Z. Ince shprehu interesimin e tij për përfshirjen e mundshme në realizimin e PIK me anë të mënyrave të ndryshme të përkrahjes. Përveç kësaj, ai e inkurajoi z. Kryeziun dhe ekipin e tij që ta vazhdojnë bashkëpunimin e mundshëm.
Pas takimit, përfaqësuesit e Sidas në kuadër të stafit të MusPP në Ferizaj e vizituan lokacionin e projektit dhe zonën e “Parkuttë Lirisë”.
Gjatë vizitës së tyre në Kosovë, z. Ince dhez. Roger janë takuar edhe me përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës për ta prezantuar pilot projektin e tyre “The value of trees- The Torbay i-Tree”(Vlera e drunjtëve – I druri i Torbayt) i realizuar në Torbay, Britani e Madhe. Sipas prezantimit të tyre, ishte bërë një vlerësim i hollësishëm në mënyrë që të mateshim speciet, dimensionet e drunjtëve, kushtet e drunjëve, llojit të sipërfaqes së tokës dhe shfrytëzimit të tokës në Torbay përkitazi me rezultatet e pritura si lidhjen e karbonit nga drunjtë, mënjanimi i ndotjes së ajrit, vlera e drunjëve, etj.
Z. Agim Gashi, Drejtor i Departamentit për Shërbime Publike dhe Emergjenca Civilenë Komunën e Prishtinës, e shprehu interesimin e komunës për të bashkëpunuar me “Intersilvan” dhe “Treeco2nomics” për kryerjen e një studimi të ngjashëm me atë të bërë në. Z. Gashi tha se Prishtinës i mungon ekspertiza për mbëltimin e drunjtëve; kurse për përmirësimin e kushteve mjedisore ai tha se komuna e mirëpret shumë përkrahjen e ardhshme në fushën e pylltarisë urbane.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje