Lajme dhe Ngjarje

Qytetarët e Graçanicës marrin pjesë në prezantimin e Visionit, puna në skenarë vazhdon

Më 7 qershor  u bë prezantimi i profilit dhe vizionit të Komunës së Graçanicës me qëllimet dhe objektivat zhvillimore afatgjatë (2012-2023), para përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përfaqësuesve të organizatave joqeveritare vendase dhe ndërkombëtare, qytetarëve, bizneseve, medieve, si dhe përfaqësuesve të KFOR-it.
Këto dy faza të planit janë prezantuar nga anëtarët e Ekipit Planifikues Komunal (EPK), i cili ka punuar shumë gjatë disa muajve të fundit për t’i përfunduar fazat e para të planit, të cilat, po ashtu, do të shërbejnë si bazament për tri fazat tjera të PZHK. EPK është përbërë nga 4 grupe punuese me profesionistë të ndryshëm të cilët e prezantuan punën në bazë të tri fushave tematike si në vijim:  Infrastruktura, transportidhe shërbimet publike, mjedisi; resurset natyrore dhe trashëgimia kulturore; zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura sociale; dhe popullata dhe demografia. Siç është thënë nga udhëheqësja e departamentit për planifikim dhe urbanizim, zj. Nada Brkljac, puna e bërë për këto dy faza të para të planit është udhëhequr nga prioritetet e qytetarëve të Komunës së Graçanicës, si rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës.  I njëjti prezantim do të bëhet edhe në fshatra tjera të mëdha të Graçaniës në mënyrë që të sensibilizohet më mirë opinioni dhe t’u jepet mundësia të gjithëve për t’u informuar dhe për të marrë pjesë në procesin e PZHK-së.
Ligji për Vlerësimin Mjedisor Strategjik (VSM) parasheh që të gjitha planet zhvillimore duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit të tyre në mjedis. Për ta përmbushur këtë kriter, procesi i VSM-së për PZHK-në e Graçanicës kishte nisur në fillim të pranverës dhe konsulentja Ana Petrovska, në prezantimin e saj është fokusuar në çështjet të ndryshme mjedisore të cilat duhet të adresohen dhe të merren parasysh gjatë fazave të mëtejme të PZHK-së.
Ky organizim u hap nga zëvendës kryetari i komunësz. Igor Aritonovic, dhezj. Krystyna Galezia, Drejtoreshë e UN-Habitat Kosovo, të cilët në fjalimet e tyre kërkuan nga qytetarët që të marrin pjesë aktive në procesin e hartimit të PZHK-së, si dhe ta japin kontributin e tyre për zhvillimin e ardhshëm të komunës së tyre.
Vlen të theksohet bashkëpunimi shumë aktiv ndërmjet qeverisë lokale të Graçanicës dhe institucioneve të nivelit qendror siMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe ministrive tjera, të cilat janë duke e dhënë një kontribut të konsiderueshëm për këtë proces, si dhe i kanë shtuar vlerën vetë këtij dokumenti.
Hapi i ardhshëm është një punëtori dyditore për zhvillimin e skenarëve të mundshëm që do të mbahet në korrik.
PZHK i Graçanicës është duke u hartuar nga zyrtarët komunalë me përkrahjen profesionale të Programit për Përkrahjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) që zbatohet nga UN-Habitati kurse financohet nga Sida.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje