Lajme dhe Ngjarje

Qytetarët dhe planerët diskutuan skenarët për Korridorin e Gjelbër në Ferizaj

Më 17 tetor 2012, Komuna e Ferizajt mbështetur nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i implementuar UN-Habitat-i, organizoi një punëtori të dizajnit urban për projektin e Investimeve Kapitale (PIK) - Korridori i Gjelbër. Në punëtori ishin të involvuar palët e ndryshme duke përfshirë shoqërinë civile, Policinë e Kosovës, zyrtarët komunal dhe qytetarët nga zona përreth. Znj Qazime Vata, drejtoreshë e drejtoratit për Urbanizëm Pronë Gjeodezi dhe Kadastër, në fjalën e saj të hapjes, përshëndeti pjesëmarrësit dhe siguroi ata se mendimet e tyre gjithmonë do të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimet e planifikimit hapësinor / urban në Ferizaj, si dhe zhvillimin e këtij projekti.

Në fillim, përfaqësues nga Drejtoria e Urbanizmit të Ferizajt prezantuan procesin e PIK-ut, objektivat dhe fazat e ardhshme të projektit, si dhe rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në këtë proces. Kompania konsulent pasoi me një prezantim të tre skenarëve të zhvilluar për projektin e Korridorit të gjelbër.
Pas seancës së parë, pjesëmarrësit vizituan dhe vëzhguan zonën e projektit. Pas vizitës në terren, ata u ndanë në tri grupe punuese, të mbështetur nga stafi i MuSPP-it. Secili grup vlerësoi tre skenarët, dhe vazhduan me prezantim plenar të secilit grup punues. Si rezultat i prezantimeve pati mjaft diskutime dhe vërejtje nga pjesëmarrësit në punëtori.

Opinionet zakonisht kishin të bëjnë me ndryshimin e nivelit ose më heqjen e rrugës e cila ishte e planifikuar në Planin Rregullues Urban, si dhe nëse liqeni artificial do të krijohet ai të jetë më larg nga shkolla.
Grupet e interesit do të diskutojnë së bashku të tre skenarët në mënyrë që të zgjedhin skenarin më të mirë të mundshëm për zbatimin aktual.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje