Lajme dhe Ngjarje

Vlerësimi Strategjik Mjedisor në Rahovec

Komuna e Rahovecit është në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), me mbështetjen profesionale e MuSPP UN-HABITAT-it. Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM), për PZHK-ne e kërkohet me ligji në Kosovë, dhe është duke u hartuar nga një konsulent jashtëm Kadri Tillemann. Znj Tillemann ka mbajtur një seminar me zyrtarët komunalë me 4 tetor 2012 me fokus në angazhimin e komunës së Rahovecit në procesin e VSM në mënyrë pjesëmarrëse, si dhe në ngritjen e kapaciteteve në fushën e vlerësimit mjedisor dhe metodat e saj. Temat e trajtuara përfshinin nevojën për të identifikuar mangësitë kryesore të të dhënave në PZHK, prezantimin e çështjeve mjedisore të PZHK-së, si dhe një qasje për identifikimin e objektivave, synimeve dhe indikatorëve brenda procesit të VSM-së.

Edhe pse Ligji i Kosovës për VSM-në nuk kërkon një raport të studimit,  një raport i tillë është i dobishëm në trajtimin e "objektivave" kryesore, "qëllimeve" ose "prioritetet strategjike" në fazat e hershme të procesit të VSM, u tha gjatë prezantimit. Është vërejtur se në hartimin e raportit të studimit është e dobishme për të mbledhur dhe raportuar mbi planet përkatëse ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale, objektivave dhe standardeve mjedisore. Një raport i tillë është gjithashtu i dobishëm për të identifikuar alternativa të arsyeshme të cilat kërkohen nga Direktiva VSM-së për legjislacionin vendor, dhe për të zhvilluar objektivat e projekteve mjedisore (të ngjashme ose që rrjedhin nga PZHK).

Sipas analizave të ndërmarra nga konsulenti, çështjet mjedisore të Rahovecit PZHK duhet të zhvillohen rreth tri fushave kryesore: 1) burime minerare, 2) dherave dhe 3) e mbeturinave. Objektivi i parë mjedisor konsiderohet se duhet të përfshijë çështjen e ujit, pikërisht në lidhje me cilësinë dhe qasjen në ujë të pijshëm. Çështja e dytë ka të bëjë me mbrojtjen e Tokës dhe do të ndër-lidhet me zgjerimin e vendbanimeve, si dhe ndotjen e saj nga aktivitetet bujqësore dhe ujërave të zeza. Çështja tretë e cila duhet të shpaloset më gjerësisht është sistemi i menaxhimit të mbeturinave. Kjo çështje është duke u shqyrtuar në nivel kombëtar, por gjithashtu kërkon që disa masa të ndërmerren në nivel lokal,  pasi që mbeturinat mund të jenë të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme, për shembull duke aplikuar metoda të klasifikimit ose të kalbjes.  Një mundësi është që të parashikojnë një stacion tranzit për mbeturina dhe sugjerimi u prezantua në hartë në disa vende të veçanta dhe të përcaktojë një plan real për menaxhimin e mbeturinave. Debati i parë u zhvillua rreth këtyre tri temave kryesore të propozuara.

Së fundi, disa shembuj të objektivave mjedisore u prezantuan, si për shembull "për përmirësimin e cilësisë së ujit dhe të shërbimit" ose "reduktimin e vendeve të paligjshme për hedhjen e mbeturinave", si dhe një shpjegim të shkurtër të asaj se si këto mund të jenë të matshme me treguesit dhe objektivat specifike. U propozua që këto çështje të adresohen në një fazë të mëvonshme të VSM kur analizohet skenarët e mjedisit. ­­­

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje