Lajme dhe Ngjarje

Debati publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për PZHK-në Prizrenit

Në përputhje me procesin e planifikimit gjithëpërfshirës, ​​pjesëmarrëse dhe transparent, Komuna e Prizrenit ka shpallur debatin publik për raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor Komunal. Prezantimi i raportit të VSM-së do të mbahet në 3 dhjetor 2012, në ndërtesën e komunës - Salla e Konferencave - në orën 11:00, në Prizren. Draft-Raporti mund të shkarkohet këtu:

http://www.unhabitat-kosovo.org/sq/Raporti-i-Vleresimit-Strategjik-Mjedisor

Procesi i VSM-së për PZHK-në e Prizrenit ka qenë i mbështetur dhe ndihmuar nga Programi për Mbështetjen Planifikimit Hapësinor Komunal i UN Habitat-it,  i financuar nga Suedia. Raporti final është hartuar nga një ekspert për pavarur për VSM.
Komunat partnere të MuSPP-it janë të parat që kanë hartuar Vlerësimin Strategjik Mjedisor për PZHK-të e tyre, me mbështetjen e konsulentëve të MuSPP-it. Ligji i miratuar (No.03/L-015) thekson se hartimi i një raporti për VSM është i detyrueshëm për të gjitha PZHK-të. PZHK-ja e Prizrenit është në fazën përfundimtare dhe së shpejti ajo do të finalizohet së bashku me raportin e VSM -së, i cila do të kontribuojnë gjerësisht për të vlerësuar ndikimet mjedisore të strategjive të PZHK-së dhe do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës së Prizrenit.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje