Lajme dhe Ngjarje

Dizajni i korridorit të gjelbër më afër përfundimit

Më 10 dhjetor të viti 2012, komuna e Ferizajt e mbështetur nga Programi i mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i UN-Habitat-it (MuSSP), organizoi një prezantim publik për dizajnin urban për Projektin e Investimeve Kapitale (PIK). Dizajni urban për korridorin e gjelbër u ishte prezantuar qytetarëve dhe palëve të ndryshme të interesuara të cilët kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin që është në vazhdim e sipër, që nga faza fillestare e projektit. Gjatë kësaj ngjarjeje, pjesëmarrësve u është paraqitur kontributi i përpiluar gjithëpërfshirës i të gjithë palëve të interesuara.

Dizajni i projektit ishte vlerësuar si pozitiv nga të pranishmit. Gjatë diskutimeve u ngrit çështja e hapësirave të parkingut të makinave brenda oborreve të shkollave dhe u vlerësua se hapësirat e parkimit brenda oborreve të shkollave do të kenë ndikim negativ në projektin; prandaj kjo çështje do të jetë temë e diskutimeve të mëtutjeshme mes organeve vendimmarrëse.

Prezantimi publik ofroi një mundësi të mirë për të inkurajuar pjesëmarrje publike pasi që dëshmoi se idetë dhe mendimet e qytetarëve janë marrë parasysh në hartimin e draftit final. Ka qenë qartë një ngjarje kuptimplote për të gjitha palët e interesuara dhe ka ngritur ndjenjën e tyre për pronësi dhe përgjegjësi për projektin. 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje