Lajme dhe Ngjarje

Punëtoria për oborre shkollore të qëndrueshme në Rahovec

Më 17.12.2012 në sallën e kuvendit komunal u mbajt punëtoria e parë për identifikimin e një projekti për investime kapitale në komunën e Rahovecit.  Përmirësimi i oborreve të shkollave është  zgjedhur si prioritet i identifikuar nga komuna nëpërmjet procesit të planifikimit me pjesëmarrje të komunës. Punëtoria u organizua së bashku me komunën e Rahovecit, Drejtorinë e Urbanizmit, së bashku me  Programin e mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it në Kosovë (UN-Habitat/MuSSP), e financuar nga qeveria Suedeze. 

Në këtë punëtori morrën pjesë 54 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme, si; zyrtarë komunal nga fusha e planifikimit urban dhe ajo e arsimit si dhe drejtorët nga komuna e Rahovecit, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës.

Punëtoria u hap me vërejtjet mirëseardhëse nga Drejtori i Urbanizmit Z. Fatmir Kryeziu, pastaj foli Znj. Catarina Camarinhas, përfaqësuese e UN-Habitatit. Gjatë punëtorisë  u bë një prezantim mbi "pjesëmarrjen e publikut në planifikim" nga Znj. Arijeta Himaduna (MuSSP) si dhe për "çështjet gjinore në projekte", nga Znj. Habibe Haxhimustafa, zyrtare gjinore në komunën e Rahovecit. Z. Vesel Krasniqi, përfaqësues i drejtorisë së arsimit bëri një prezantim mbi gjendjen aktuale lidhur me oborret e shkollave në komunën e Rahovecit. Një debat për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit Post-2015 e mbylli këtë ngjarje, të mundësuar nga Znj. Engjëllushe Morina, në emër të ekipit të KB-së në Kosovë.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit punuan në grupe të vogla, në identifikimin e problemeve dhe nevojave për premisat e shkollave të tyre. Gjithashtu, në mënyrë individuale, ata plotësuan një pyetësor i cili do të shërbej si bazë për zhvillimin e projektit, ofrimin e elementeve dhe informatave për hapat e ardhshëm. Nxënësit e shkollave që merrnin pjesë në atë punëtori, theksuan nevojën për gjelbërim, objekte sportive, ndriçim dhe mirëmbajtje. 

Punëtoria ka pasur për qëllim edhe prezantimin e konceptit të 'oborre  të qëndrueshme të shkollave' dhe në asistimin se si mund të aplikohet ajo në kontekst të veçantë në Rahovec, duke pasur parasysh idenë; shkolla si një qendër e rëndësishme për komunitetin.   Brenda këtij konteksti, nxënësit e komunës së Rahovecit kanë identifikuar mundësin e përdorimit të oborreve të shkollave edhe nga komuniteti jo vetëm nga nxënësit, zgjerimin e oborreve të shkollave dhe ideve si; kopshtet botanike dhe laboratorët, ndriçim solar, rrugë biçikletash dhe parking biçikletash. Këto idetë e para do të jenë pjesë e rundit të parë të sugjerimeve që do të inkorporohen si bazë për konkurrencën e shkollave dhe thirrjeve për ide që do të organizohen brenda procesit pjesëmarrës të hartimit të projektit. Projekti do të bashkë financohet nga UN-Habitat-i dhe komuna e Rahovecit në bazë të ndarjes-së-shpenzimeve.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje