Lajme dhe Ngjarje
Konkursi për shkollat e Rahovecit
UN-Habitat-i dhe Komuna e Rahovecit janë duke e shpallur një konkurs për Oborre të Qëndrueshme të Shkollave i cili do të realizohet në ndonjë shkollë të Rahovecit. Konkursi është i hapur për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Rahovecit.
Përmirësimi i oborreve të shkollave është përzgjedhur si njëri nga prioritetet e identifikuara nga kjo komunë nëpërmjet procesit të planifikimit komunal me pjesëmarrje. Punëtoria e parë për shqyrtimin e konceptit të oborreve të qëndrueshme të shkollave në Rahovec dhe mënyrën se si do t'i përshtatet kjo synimeve për zhvillimin lokal është mbajtur në dhjetor të vitit 2012. Kjo punëtori është organizuar bashkërisht nga Drejtoria për Urbanizëm e Komunës së Rahovecit dhe Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it (MuSPP) në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Suedisë.
Për më shumë informata për mënyrën e aplikimit ju lutemi shikoni udhëzuesin për konkurs:
> Versioni shqip > Versioni anglisht > Versioni serbisht
Propozimet duhet të dërgohen në komunën e Rahovecit deri më 25 shkurt 2013