Lajme dhe Ngjarje

Punëtoria për Planin e Veprimit në Graçanicë

Më 6-7 mars 2013, Ekipi Planifikues Komunal i Graçanicës bashkë me Programin për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it (MuSPP) të financuar nga Qeveria e Suedisë e kanë organizuar një punëtori dyditore për identifikimin e veprimeve/projekteve në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Këtë punëtori nga ana profesionale e kanë mbështetur edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, respektivisht Departamenti i Planifikimit Hapësinor dhe Institutit për Planifikim Hapësinor. Pjesëmarrës në këtë organizim ishin të gjitha palët përkatëse me interes, si: zyrtarë komunalë, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit. Në të njëjtën kohë kjo punëtori do të jetë pjesë e fazës së katërt të dokumentit PZHK "Graçanica 2013-2028".  

Në fillim të punëtorisë para pjesëmarrësve u paraqitën rezultatet e tri fazave të mëparshme të planit zhvillimor, në mënyrë që të fitohej një pasqyrë më e mirë lidhur me gjendjen ekzistuese. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe sipas fushave/grupe tematike, ku ata punuan në Planin e Veprimit për zhvillimin e Graçanicës 2013-2028. Plani i Veprimit është duke u hartuar në bazë të qëllimeve dhe objektivave nga të cilat kanë dalë projektet me prioritet të lartë. Përveç kësaj, Plani i Veprimit i ka përcaktuar edhe ndikimet financiare dhe afatet kohore për zbatimin e secilit veprim/projekt. Mjedisi, zhvillimi ekonomik me anë të bujqësisë dhe trashëgimia kulturore dhe infrastruktura vazhdojnë të jenë sferat më të rëndësishme për të cilat duhet punuar. Prandaj, projektet e identifikuara në këtë fushë konsiderohen si prioritete për fazën e ardhshme. 

Gjatë periudhës në vazhdim, ekipi planifikues komunal do ta përfundojë fazën e katërt "Planifikimi i veprimeve dhe strategjitë" dhe do ta hartojë fazën e fundit, "dispozitat për zbatim", me çka do ta përfundojë dokumentin e PZHK-së. Përfundimi i këtij dokumenti do t'i mundësojë Komunës së Graçanicës që ta kontrollojë dhe t'i drejtojë zhvillimet e ardhshme në këtë komunë.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje