Lajme dhe Ngjarje

Kryetarët e komunave të Kosovës u takuan në Stamboll

Kryetarët nga komunat partnere të PMPHK-së dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës u takuan javën e kaluar në Stamboll, Turqi, ku si rezultati kryesor ishte vendosmëria e tyre e shprehur për të ngritur kapacitetet lokale dhe për të zbatuar opsionet e planifikuara komunale në mënyrë që të përmirësojnë kualitetin e jetës në qytetet e Kosovës. Delegacioni nga Kosova përbëhej gjithashtu nga përfaqësuesit e nivelit të lartë të ministrive, Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të UN-Habitat-it. 

Takimi është mbajtur me qëllimin që të diskutohet për bashkëpunimin ekzistues në mes të PMPHK-së dhe komunave partnere, të vlerësoj progresin aktual në kushte të politikave dhe programeve, si dhe të adresoj sfidat kryesore për PMPHK-në, duke lejuar një debat konstruktiv në mes të administratës qendrore dhe asaj lokale. Takimi gjithashtu kishte për qëllim të shërbejë si një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe mendimeve në mes të komunave partnere dhe  komunave turke.

Disa brifingje dhe shkëmbime të përvojave janë organizuar për delegacionin mysafir, në bashkëpunim me Unionin e komunave të Marmarasë. Delegacioni morri pjesë në Samitin e Komunave të Zgjuara, duke mundësuar takime me kryetarët e komunave turke dhe Unionit të Komunave të Marmarasë. Delegacioni është pritur nga Kryetari i Kadikoy-it Z. Selami Öztürk dhe kryetari i Kaðýthane-së Z.Fazli Kiliç, me këtë rast vizitat në terren u bënë tek projekti i transformimit urban në Komunën e Kaðýthane-së dhe në Impiantin Elektronik të Mbeturinave Komunale. Vizita u parapri nga një prezantim mbi aktivitetet komunale për menaxhimin e mbeturinave nga Z. Sule Yardim, Menaxher mjedisor i komunës së Kadiköy-it. Delegacioni gjithashtu vizitoi ndërtesën e Safirit, ndërtesa më e lartë në Turqi, që gjendet në distriktin kryesor qendror të Levent-it, që mundëson një pamje të Stambollit nga ajri.   

Adresimi i strategjive të reja për zbatim

Në mbyllje, Z.Naim Ismajli, duke përfaqësuar Asociacionin e Komunave të Kosovës, ju referua bashkëpunimit të mirë në mes të qeverisë lokale dhe qendrore: gjatë këtyre 4 viteve të fundit AKK-ja ka qenë prezente në të gjitha grupet punuese dhe prandaj ka qenë në gjendje të transmetojë interesin e komunave të Kosovës tek niveli qendror. UN-Habitat-i ka qenë një partner strategjik në këtë drejtim, dhe nga ky bashkëpunim në mes të UN-Habitat-it/PMPHK-së dhe AKK-së janë duke përfituar shumë komuna.

Sfidat në zbatimin e programit janë marrë parasysh nga të gjithë pjesëmarrësit, duke e përfshirë ndarjen e buxhetit dhe tokës, kontraktimin, dhe kapacitetin për të zhvilluar projektet brenda-shtëpisë, etj. Znj. Krystyna Galezia, Shefe e këshilltarëve teknik të UN-Habitat-it në Kosovë iu referua veçanërisht  menaxhimit të riskut natyrorë, vendbanimeve jo-formale, sigurisë, qasjes në hapësira publike, kapitalit dhe trajtimit të barabartë të gjithë grupeve sociale si prioritete të rëndësishme për planifikimin hapësinor në Kosovë. Z. Paulius Kulikauskas, këshilltar ndër-regjional i UN-Habitat-it, paraqiti një kontekstualizim të komunave të Kosovës në perspektivën globale, duke adresuar zhvillimin e politikave, ngritjen e kapaciteteve dhe qasjen në strehimore në kuadër të kornizës për zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve Evropiane në tranzicion. Nevoja për një qasje të integruar të planifikimit ndaj zhvillimit urban dhe rural është marrë në konsideratë, duke u fokusuar në fuqizimin e zbatimit të planifikimit (përmes financimit komunal dhe investimeve, bashkëpunimin publik dhe privat, dhe kontrollet e zhvillimit efektiv).  

Në komentet dhe konkluzionet e saj përfundimtare Znj. Krystyna Galezia morri në konsideratë rëndësinë e planifikimit rural dhe urban, adresimin e zgjerimit të qyteteve, shtrirjen urbane dhe integrimin e qyteteve të Kosovës në perspektivën globale.  Përfaqësuesit e Ministrive shprehën mirënjohjen për mbështetjen e UN-Habitat-it për komunat dhe e adresuan  çështjen e nevojës për një administrim efektiv.

Pjesëmarrës në përmbyllje ishin Z. Ilir Mirena, Zëvendës Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Z. Hajredin Hyseni, Zëvendës Ministër i Administratës Publike, Z. Rifat Krasniqi, Zëvendës Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal; Arben Çitaku, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Besnik Osmani, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Z. Agim Aliu Kryetar i Komunës së Ferizajt, Z. Pal Lekaj Kryetar i Komunës së Gjakovës, Z. Igor Aritonovic, Zëvendës kryetar i Komunës së Graçanicës, Z. Milan Stojanovic, Zëvendës Kryetar i Komunës së Gjilanit; Z. Rufki Suma, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, Z. Agron Kuçi, Kryetar i Komunës së Junikut, Z. Isni Kilaj, Kryetar i Komunës së Malishevës , Z. Riza Haziri, Zëvendës Kryetar i Komunës së Mitrovicës, Z. Nenad Cvetkovic, Kryetar i Komunës së Parteshit, Z. Ramadan Muja, Kryetar i Komunës së Prizrenit, Z. Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit; përfaqësuesit e AKK-së Z.Naim Ismajli, Kryetar i Komunës së Shtimes dhe Z. Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësuesit nga Ministrit, Z. Nait Hasani, kryesues, Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis, dhe planifikim hapësinor dhe Znj. Sebil Pajko, Këshilltare e lartë e Ministrit të Administratës Publike dhe përfaqësuesit e UN-Habitat-it Z. Paulius Kulikauskas, Znj. Krystyna Galezia, Z. Peter Engstrom, Z. Ishaku Maitumbi, Z. Artan Rexhepi, Znj. Arijeta Himaduna, dhe Znj. Katarina Camarinhas.  

Pjesëmarrësit në përmbyllje  diskutuan prioritetet kyçe dhe sfidat e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal për vitet e ardhshme. 

Prosperiteti i qyteteve

Në mbyllje një kopje e Raporteve të Gjendjes së Qyteteve të Botës  të UN-Habitat-it për vitin 2012/2013 "Prosperiteti i Qyteteve" i'u është shpërndarë të gjithë pjesëmarrësve. Raporti shqyrton se si qytetet mund të gjenerojnë dhe në mënyrë të barabartë të shpërndajnë beneficionet dhe mundësitë e shoqëruara me prosperitet, sigurim të mirëqenies ekonomike, kohezionit social, balancimit mjedisor dhe një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët. Përderisa bota vazhdon të luftoj me krizën botërore ekonomike, qytetet bëhen platformat qendrore për kreativitet në kohën kur po hartohen politikat e reja për prosperitet.

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit/Elez Hanit miraton Studimin e Fizibilitetit për përmirësimin dhe Menaxhimin e Furnizimit me Ujë

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit ka mbajtur takimin e tretë vjetor më 26 mars të vitit 2013. Studimi i fizibilitetit për përmirësimin dhe menaxhimin e sistemit për furnizim me ujë në Han të Elezit  u përfshi në agjendën e takimit. Studimi u bë nga Departamenti i Shërbimeve Publike të Komunës së Hanit të Elezit, me përkrahjen e Programit të  UN-Habitat-it  për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (PMPKH), e zbatuar nga UN-Habitat-i dhe i themeluar nga Qeveria Suedeze. Eksperti i ujërave Z. Gunnar Settergren është angazhuar në këtë studim, duke e vlerësuar sistemin për furnizim me ujë, dhe duke siguruar rekomandime dhe një plan të veprimit me një vlerë të përafërt për secilin aktivitet. Në fillimin të diskutimit Drejtori për Shërbime Publike, Z. Rufat Shkreta, i përshkoi anëtarëve të Kuvendit situatën e vështir me furnizim me ujë në komunën e Hanit të Elezit dhe vazhdoi duke nënvizuar të gjithë projektin nga mbledhja e informacionit në terren e deri tek krijimi i bazës së të dhënave të GIS. Ai përfundoi duke thënë se drejtoria ka përfituar njohuri dhe përvojë në trajtimin e këtyre çështjeve, duke përfituar shumë nga studimi i ujit me plan të veprimit dhe kosto. Z. Sami Stagova zyrtar i PMPKH-së në Han të Elezit, theksoi qëllimin e dokumentit në dhënien e rekomandimeve të qarta drejt përmirësimit të situatës të furnizimit me ujë në Han të Elezit. Ai tha se rezultatet e dokumentit do të ndihmojnë komunën në përballjen me këto çështje në shumë aspekte të ndryshme duke filluar me themelimin e autoritetit menaxhues për furnizim me ujë, gjetjen e burimeve të reja të ujit, përballjen  me sfidat e çështjeve teknike të furnizimit me ujë, azhurnimi në mënyrë të vazhdueshme i bazës së të dhënave dhe arkivimi i të dhënave nga tani e më tej, etj. Ai gjithashtu përmendi që dokumenti do 'ti ndihmoj Komunat të aplikojnë për fonde të mundshme. Pas vlerësimeve nga afër të propozimit dhe implikimeve financiare të gjithë Anëtarët e Kuvendit u pajtuan se Komuna duhet të jetë e angazhuar fuqimisht për shkak se çështja është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Studimi i fizibilitetit për përmirësimin dhe menaxhimin e furnizimit me ujë në Han të Elezit është aprovuar me shumicë votash. Para se diskutimi të kaloj në pikat e tjera të agjendës u shpreh mirënjohja për mbështetjen e UN-Habitat-it për Komunën e Hanit të Elezit.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje