Lajme dhe Ngjarje

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit/Elez Hanit miraton Studimin e Fizibilitetit për përmirësimin dhe Menaxhimin e Furnizimit me Ujë

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit ka mbajtur takimin e tretë vjetor më 26 mars të vitit 2013. Studimi i fizibilitetit për përmirësimin dhe menaxhimin e sistemit për furnizim me ujë në Han të Elezit  u përfshi në agjendën e takimit. Studimi u bë nga Departamenti i Shërbimeve Publike të Komunës së Hanit të Elezit, me përkrahjen e Programit të  UN-Habitat-it  për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (PMPKH), e zbatuar nga UN-Habitat-i dhe i themeluar nga Qeveria Suedeze. Eksperti i ujërave Z. Gunnar Settergren është angazhuar në këtë studim, duke e vlerësuar sistemin për furnizim me ujë, dhe duke siguruar rekomandime dhe një plan të veprimit me një vlerë të përafërt për secilin aktivitet.

Në fillimin të diskutimit Drejtori për Shërbime Publike, Z. Rufat Shkreta, i përshkoi anëtarëve të Kuvendit situatën e vështir me furnizim me ujë në komunën e Hanit të Elezit dhe vazhdoi duke nënvizuar të gjithë projektin nga mbledhja e informacionit në terren e deri tek krijimi i bazës së të dhënave të GIS. Ai përfundoi duke thënë se drejtoria ka përfituar njohuri dhe përvojë në trajtimin e këtyre çështjeve, duke përfituar shumë nga studimi i ujit me plan të veprimit dhe kosto.

Z. Sami Stagova zyrtar i PMPKH-së në Han të Elezit, theksoi qëllimin e dokumentit në dhënien e rekomandimeve të qarta drejt përmirësimit të situatës të furnizimit me ujë në Han të Elezit. Ai tha se rezultatet e dokumentit do të ndihmojnë komunën në përballjen me këto çështje në shumë aspekte të ndryshme duke filluar me themelimin e autoritetit menaxhues për furnizim me ujë, gjetjen e burimeve të reja të ujit, përballjen  me sfidat e çështjeve teknike të furnizimit me ujë, azhurnimi në mënyrë të vazhdueshme i bazës së të dhënave dhe arkivimi i të dhënave nga tani e më tej, etj. Ai gjithashtu përmendi që dokumenti do 'ti ndihmoj Komunat të aplikojnë për fonde të mundshme.

Pas vlerësimeve nga afër të propozimit dhe implikimeve financiare të gjithë Anëtarët e Kuvendit u pajtuan se Komuna duhet të jetë e angazhuar fuqimisht për shkak se çështja është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Studimi i fizibilitetit për përmirësimin dhe menaxhimin e furnizimit me ujë në Han të Elezit është aprovuar me shumicë votash. Para se diskutimi të kaloj në pikat e tjera të agjendës u shpreh mirënjohja për mbështetjen e UN-Habitat-it për Komunën e Hanit të Elezit.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje