Lajme dhe Ngjarje

Korniza e Zhvillimit Hapësinor në Malishevë

Programi i UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (PMPHK) i financuar nga Swedish Development Corporation, së bashku me ekipin komunal për planifikim të Malishevës, ka organizuar një punëtori dy ditore në Prizren, mbi çështjet në lidhje me skenarët e zhvillimit hapësinor dhe zhvillimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM). Punëtoria përfshiu stafin nga ekipi i planifikimit komunal në Malishevë dhe departamenti i Banimit, Departamenti i Planifikimit Hapësinor dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Punëtoria filloi me një prezantim nga drejtori i Institutit të Planifikimit Hapësinor, Z. Luan Nushi mbi "konceptin dhe skenarin e  planifikimit hapësinor", ku ai diskutoi një perspektivë të gjerë të Planit Hapësinor të Kosovës, duke prekur disa pika mbi profilin e tanishëm të Malishevës. "Objektivat dhe Sfidat", ishte edhe një prezantim tjetër i bërë nga z. Vllaznim Osmani PMPHK(MuSPP), duke deklaruar fakte mbi trendet aktuale në komunën e Malishevës, ku ai elaboroi edhe mbi objektivat kryesore të PZHK-së dhe sfidat e ardhshme. Ndërsa Znj. Catarina Camarinhas (UN-Habitat) paraqiti një prezantim mbi "Malishevën: Skenarët e zhvillimit hapësinor", me ç'rast tre skenarë të ndryshëm u propozuan  për t'u eksploruar gjatë seminarit. Znj. Camarinhas shpjegoi çdo skenar në detaje dhe atë se çfarë duhet të theksoj, të përfaqësojë, dhe të përmirësojë secili rast si dhe theksoi problemet që mund t'i ketë çdo rast. Ajo gjithashtu vuri në dukje  se  kishte vend për të zhvilluar skenarë të ri gjatë seminarit.

Pas dhënies së orientimeve mbi detyrat e seminarit, të pranishmit u ndanë në tre grupe, secili duke punuar në skenarë të ndryshëm sipas caktimit. Secili grup përmbante një përfaqësues nga Komuna e Malishevës, Departamentit të Banimit, Departamentit të Planifikimit Hapësinor (nga MMPH), Instituti i Planifikimit Hapësinor dhe mbështetja e përfaqësuesve nga UN-HABITAT/PMPHK (MuSPP).

Çdo grup bëri një analizë, propozoi dhe zhvilloi ide rreth asaj se si skenari i propozuar do t'i ndihmojë Komunës së Malishevës për tu zhvilluar në mënyrë ekonomike dhe sociale.

Në ditën e dytë të punëtorisë,  theksi u vu mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM). Raporti i VSM-së së Komunës së Malishevës do të zhvillohet paralelisht me Planin Zhvillimor Komunal, siç kërkohet nga Ligji i Kosovës. VSM-ja është duke u ndërmarrë nga Davide Geneletti, një konsulent ndërkombëtar i pavarur nga Italia. Z. Geneletti  ju prezantoi të pranishmëve të punëtorisë objektivat kryesore të VSM-së, duke deklaruar se "VSM-ja është një proces që synon integrimin e konsideratave mjedisore në përgatitjen dhe miratimin e planeve. Qëllimi përfundimtar i saj është për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit". Ai gjithashtu shtoi se VSM-ja "përfshin palët e interesuara dhe publikun nëpërmjet pjesëmarrjes dhe strategjive të komunikimit".

Pas prezantimit të VSM-së, pas kësaj çdo grup analizoi vlerësimet mjedisore për secilin prej skenarit të tyre të propozuar, duke deklaruar ndikimet si ato pozitive dhe negative në mjedis nga analizat e tyre fillestare, propozimet dhe zhvillimi i skenarit të tyre të dhënë. VSM-ja do të synojë që të shmangë ndikimet mjedisore dhe për të rritur efektet pozitive, dhe gjithashtu do të propozojë masa të caktuara për të balancuar efektet negative të çdo veprimi të propozuar në mjedis.

Temat kryesore që u konstatuan nga punëtoria në Prizren nga ana e secilit grup ishin që të ruhet toka bujqësore që e ofron Malisheva.  Në mënyrë që kjo të ndodhë, kishte propozime për vendbanime më të dendura në vend të vendbanimeve të zgjeruara.  Një pikë e përbashkët ishte për  mbrojtjen e  zonave të caktuara të trashëgimisë natyrore, të tilla si ujëvara e Mirushes, lumit Mirusha dhe maleve të Berishës.  Gjithashtu, çdo grup propozoi një korridor të gjelbër përgjatë lumit Mirusha, që zona industriale në të ardhmen të jetë pranë daljes nga autostrada në vendbanimin e Banjës. Punëtoria përfundoi me prezantime përfundimtare nga çdo skenar i zhvilluar, ku Kryetari i Komunës së Malishevës, Z. Isni Kilaj, vizitoi çdo tryezë të rrumbullakët për të parë se çfarë përfaqëson çdo skenar dhe bëri komente për çdo ekip. Brengat e tij kryesore në lidhje më PZHK-në ishin fushat e zonimit  për infrastrukturë.  Gjithashtu, ai shprehu shqetësimin e tij në lidhje më shkatërrimin e tokës së mirë bujqësore.

Pjesëmarrës të punëtorisë ishin: Esat Paqarizi, drejtor i urbanizmit nga komuna e Malishevës; Driton Krasniqi,  Mefail Paqarizi dhe Valdete Morina, zyrtarë të urbanizmit nga komuna e Malishevës ; Adem Mazreku, zyrtar i planifikimit nga Komuna e Malishevës; Halit Mazreku, zyrtarë i emergjencës nga Komuna e Malishevës ; Adelina Berisha, zyrtare e financave në BSC; Kushtrim Krasniqi, zyrtar i gjeodezisë nga komuna e Malishevës ; Pranvera Kastrati, zyrtare për informim nga komuna e Malishevës ; Faton Mazreku, koordinator i OJQ-ve në Këndin Kreativ; Muharrem Morina, këshilltar ligjor nga Komuna Malishevë; Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor; Arber Recaj, Shef i Divizionit në Institutin për Planifikim Hapësinor; Besim Gollopeni, projektues në Institutin për Planifikim Hapësinor; Suzana Goranci, Shefe e Divizionit të Planifikimit Komunal: Vjollca Puka, zyrtare në MMPH, Arben Berisha, Shef i Divizionit në Departamentin për Banim; Fatmir Azemi, zyrtar në Drejtorinë për Banim; Peter Engstrom, këshilltar i njësisë për planifikim në UN-HABITAT; Catarina Camarinhas, menaxhere në UN-HABITAT; Arijeta Himaduna, zyrtare në UN -HABITAT; Lumnije Gashi, Klodeta Krasniqi , Vllaznim (Ximi) Osmani, dhe Drita Nushi, planifikuese në UN-HABITAT, Davide Geneletti, ekspert i VSM-së UN-HABITAT-i dhe Doruntina Rexhepi, Zyrtare e ulët mjedisore në UN-HABITAT.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje