Lajme dhe Ngjarje

Tryeza e Rrumbullakët mbi Përmirësimin e Ofrimi të shërbimeve - Shkëmbimi i përvojave mbi Aktivitetet Planifikuese të Mobilitetit

Tryeza e Rrumbullakët mbi Përmirësimin e ofrimit të shërbimeve - Shkëmbimi i përvojave mbi Aktivitetet Planifikuese të Mobilitetit " u mbajt më 16 dhe 18 Prill, në hotelin Emerald në Prishtinë. Kjo është organizuar bashkërisht nga UN-Habitati/Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal dhe financuar nga Swedish Development Corporation, USAID/Iniciativa për komuna demokratike dhe efektive (DEMI), dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK). Përfaqësuesit nga Qeveria e Kosovës,komunat dhe organizatat ndërkombëtare ishin ftuar të marrin pjesë në këtë debat në tryezën e rrumbullakët gjatë dy ditëve.

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte shkëmbimi dhe diskutimi i përvojave ndërmjet komunave të Kosovës në zhvillimin dhe implementimin e projekteve për përmirësimin e mobilitetit dhe transportit publik, si dhe paraqitjen e përvojave ndërkombëtare në menaxhimin e mobilitetit. Prezenca e përfaqësuesve të Qeverisë nga niveli qendror i dha më shumë vrull diskutimeve të përvojave si dhe relacioneve  dhe bashkëpunimit të organeve të ndryshme qeveritare nga nivele të ndryshme.

Projektet për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe transportit publik janë duke u zhvilluar në disa komuna të Kosovës me nivel të ndryshëm të arritjeve. Programet e UN-HABITAT-it/PMPHK(MuSPP) dhe USAID / DEMI-it  janë duke mbështetur disa prej këtyre komunave në hartimin dhe zbatimin e mobilitetit dhe projektet e transportit publik.

Komuna e Gjilanit, Pejës, Prishtinës dhe Prizrenit  prezantuan projektet e tyre dhe përvojat në lidhje me mobilitetin dhe transportin publik, duke përfshirë mbështetjen nga organizatat dhe programet  ndërkombëtare. Prezantimet nga UN-HABITAT-i/PMPHK(MuSPP), USAID/DEMI dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor/Instituti për Planifikim Hapësinor (MMPH / IPH) ishin në përputhje me qëllimin e tryezës, duke paraqitur përmirësimin e shërbimeve komunale, aktivitetet e vetëdijesimit mbi mobilitetin, trajtimin e mobilitetit dhe  transportit në planifikimin hapësinor, si dhe përvojat ndërkombëtare.

UN-HABITAT-i/PMPHK(MuSPP), USAID/DEMI dhe AKK-ja si organizatorë ishin të përfaqësuara në këtë takim, ashtu si dhe Qeveria e Kosovës (të përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal). Zyrtarët komunalë përgjegjës për transportin, trafikun dhe planifikimin hapësinor ishin të ftuar nga të gjitha komunat e Kosovës, 29 nga të cilat kanë marrë pjesë. E pranishme në këtë tryezë ishte edhe Policia e Kosovës e përfaqësuar nga Njësia e Trafikut.

Bazuar në diskutimet e  pjesëmarrësve, tryeza përfundoi me rekomandimet e mëposhtme: Të përmirësohen kapacitetet profesionale dhe të vazhdohet me shkëmbimin e përvojave në mes të komunave; Të nxitet një qasje e integruar në mes të departamenteve komunale, sidomos në mes të shërbimeve publike dhe planifikimit hapësinor/urban, si dhe në mes të nivelit qendror dhe lokal; Të rregullohen qasjet bashkëkohore në drejtim të mobilitetit dhe të transportit të qëndrueshëm të situatës vendore, duke mësuar nga praktikat më të mira ndërkombëtare; të nxitet një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës - Nxitja e pjesëmarrjes publike dhe përfshirja e palëve të interesuara do të mundësojë një kuptim më të mirë të nevojave aktuale, situatës dhe mundësive.

Për shkak të pjesëmarrjes së një numri të madh të pjesëmarrësve, tryeza e rrumbullakët u organizua dy ditë  (16  dhe 18 Prill) më të njëjtën agjendë dhe prezantime.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje