Lajme dhe Ngjarje

Tryezë e rrumbullakët "Procesi i Planifikimit dhe Perspektiva Gjinore -Sfidat dhe Praktikat

Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit , Asociacioni i Komunave të Kosovës, Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim dhe implementuar nga UN -Habitat-i, si dhe fondacionit Friedrich Ebert, organizojnë tryezën e rrumbullakët "Procesi i Planifikimit dhe Perspektiva Gjinore -Sfidat dhe Praktikat".

Qëllimi i kësaj tryeze është të prezantoj praktikat e procesit të planifikimit dhe perspektivën gjinore në këtë proces si dhe të adresojë dhe analizojë sfidat në nivelin qendror dhe lokal.

Debati po ashtu do të ofrojë shkëmbim të opinioneve për të kontribuar në përfshirjen e perspektivës gjinore në programe, projekte dhe strategji të ndryshme.

Tryeza e rrumbullakët do të mbahet më 21 Maj 2013 në orën 9:30, në Hotel Emerald , Prishtinë.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje