Lajme dhe Ngjarje

Tryeza e rrumbullakët “Procesi i planifikimit dhe perspektiva gjinore – Sfidat dhe Praktikat”

Së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e  Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Asociacionin e Komunave të Kosovës, si dhe fondacionin Friedrich Ebert, organizojnë tryezën e rrumbullakët "Procesi i Planifikimit dhe Perspektiva Gjinore -Sfidat dhe Praktikat". Tryeza e rrumbullaket u mbajt me 21 Maj 2013, në Prishtinë. Qëllimi i kësaj tryeze është të prezantoj praktikat e procesit të planifikimit dhe perspektivën gjinore në këtë proces si dhe të adresojë dhe analizojë sfidat në nivelin qendror dhe lokal.

Tryeza e rrumbullakët u nderua me praninë e Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Z. Besnik Osmani, i cili vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes dhe të perspektivës gjinore në procesin e planifikimit hapësinor dhe në zbatimin e tij. Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit u përfaqësua nga Drejtoresha e Zyrës, znj Edona Hajrullahu, e cila vuri në dukje politikat që janë hartuar dhe të gjitha hapat që janë ndërmarrë nga qeveria qendrore për të adresuar çështjet e ndjeshme gjinore në Kosovë.

Shef i Departamentit të Planifikimit Hapësinor në kuadër të MMPH-së, Z. Agim Radoniqi, theksoi rëndësinë e proceseve të planifikimit të ndjeshëm gjinor, duke pasur parasysh nevojat e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, siç kërkohet me Ligjin mbi Planifikimin Hapësinor (LPH) në Kosovë. Drejtori i AKK-së, Z. Sazan Ibrahimi, dha një pasqyrë të përgjithshme mbi punën që kolegjiumi në kuadër të AKK-së janë duke bërë në çështjet e ndjeshme gjinore, dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave të mira. Znj Maria Melbing, Këshilltare dhe shefe e departamentit për zhvillim të bashkëpunimit në ambasadën suedeze në Kosovë vuri në dukje rëndësinë dhe centralitetin e çështjeve të barazisë gjinore në zhvillimin e bashkëpunimit duke rikujtuar se çështjet e barazisë gjinore janë më shumë se vetëm "çështje të grave", por ato duhet të jenë të rëndësishme për të gjithë. Z. Wulf Lapins, Shef i Fondacionit Friederich Ebert (FFE) në Prishtinë theksoi se politika gjinore është kryesore në FFE dhe se barazia gjinore, si parim thelbësor demokratik, duhet të fuqizohet në nivelin lokal në Kosovë.

 

Pas fjalimeve hapëse, raste dhe përvoja të ndryshme u prezantuan nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ),  dhe nga komunat partnere të MuSPP-it (Ferizaji,  Mamusha, Graçanica dhe Juniku). Prezantimi i fundit u bë nga drejtori i zyrës për Barazi Gjinore në Universitetin e Prishtinës. 

Kjo ngjarje ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të promovuar botimin e UN-Habitat/MuSPP  "Mjetet e Vizionimit", të  botuar në vitin 2012 gjatë  Forumit të Gjashtë Botëror Urban (FBU) në Napoli të Italisë. Botimi përfshinë përvojat e MuSPP-së në vizionimin e punishteve të mbajtura gjatë periudhës 2007-2011, si dhe udhëzimet mbi vizionimin si mjet i veçantë i vizionimit. Ky botim gjithashtu është publikuar në faqen kryesore të UN-Habitat-it dhe është duke u përdorur nga organizata të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare në Kosovë dhe vende tjera. 

Tryeza e rrumbullakët u përmbyll me një diskutim mbi sfidat dhe problemet me të cilat përballen institucionet e nivelit qendror dhe lokal në Kosovë. Reagimet nga pjesëmarrësit janë mbledhur përmes një pyetësori, që do të jetë një bazë e mirë për punën e mëtejme të punës së grupit mbi udhëzimin e çështjeve të ndjeshme gjinore. 

Të pranishëm në këtë Tryezë të Rrumbullakët ishin përfaqësuesit nga niveli qendror dhe lokal si dhe përfaqësuesit nga të gjitha komunat e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), dhe stafi i MuSPP-së, nga numri i përgjithshëm i 130 pjesëmarrësve. 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje