Lajme dhe Ngjarje

Komunat partnere të MuSPP-it vizitojnë vendbanimet joformale në Selanik të Greqisë

 

Vendbanimet joformale janë një shqetësim i madh për vendet jugore evropiane dhe në veçanti edhe për Kosovën. Iniciativat e ndryshme në rregullimin e vendbanimeve joformale kanë qenë të reja  nga qeveritë dhe është e rëndësishme që të ndajnë këto përvoja dhe shqetësime, duke përfshirë integrimin e programeve të legalizimit të propozuara në kornizën e përgjithshme të planifikimit hapësinor.

 

Kosova ka nënshkruar "Deklaratën e Vjenës për Vendbanimet Joformale në Evropën Juglindore", duke marrë përsipër që të ndërmarrë masa për të adresuar çështjet e vendbanimeve joformale dhe të iniciojë dhe të zbatojë reformat në fushën më të gjerë të zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe strehimit social. Qeveria e Kosovës ka zhvilluar masat politike duke u fokusuar në integrimin e 174 vendbanimeve joformale në Kosovë të identifikuara në sistemin formal të planifikimit hapësinor, me synim për rregullimin e plotë të vendbanimeve joformale deri në vitin 2015, sipas marrëveshjes në Deklaratën e Vjenës. Ky proces është përfshirë edhe në një proces të reformave strukturore të dizajnuar për të udhëhequr vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit përfundimtar në Bashkimin Evropian.

 

Qasja e propozuar për vendbanimet joformale është me dy-rrugë, duke u fokusuar në "rregullimin dhe parandalimin", si pjesë e një agjende të integruar të planifikimit urban. Për të trajtuar këtë fenomen në mënyrë të qëndrueshme, është theksuar se të dyja korniza ligjore dhe rregullative dhe programet përkatëse në të njëjtën kohë duhet adresuar rregullimin dhe përmirësimin e kushteve fizike ekzistuese në vendbanimet joformale dhe gjithashtu në parandalimin e vendbanimeve të ardhshme joformale. Planifikimi lokal dhe përmirësimet e infrastrukturës janë një hap tjetër  vendimtar për komunat e Kosovës, edhe pse procesi është i gjatë dhe burimet e financimit janë të pasigurta. 

 

Në përpjekje për të krijuar një kornizë për ngritjen e kapaciteteve, ndihmës teknike dhe investimeve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, OSBE-ja dhe UN-HABITAT-i bashkuan forcat dhe paralelelisht kanë organizuar një sërë aktivitetesh, përfshirë debatet në tryeza të rrumbullakëta, udhëzimet dhe bashkëpunimin ndërkufitare dhe shkëmbimin për transferimin e iniciativave të suksesshme. Në këtë kontekst, UN-Habitati ka sjellë specialistë të banimit dhe  të menaxhimit urbane nga Kosova për të kryer një vizitë studimore në Selanik të  Greqisë nga 29 deri më 31 maj.

 

Gjatë vizitës ndodhi një shkëmbim përvojash me Universitetin Aristoteli të Selanikut, Universitetin e Selanikut, planin e tyre hapësinor dhe të peizazhit si dhe departamentin e projektimit dhe Autoritetet e Planifikimit Urban në Selanik. Në një takim në Universitetin e Selanikut, ish Zëvendës-Kryetari i Autoritetit Planifikues Hapësinor të Selanikut, Prof. Aspa Gospodini,  kontekstualizoj fenomenin e banimit jo formal në kuadër të zhvillimit të planifikimit  hapësinor të Selanikut;  Ndërsa Prof. Ioannis Tsalikidis u fokusua në rrjetet e infrastrukturave të gjelbra për të rilidhur zonat ekzistuese të natyrës dhe për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme ekologjike të sistemeve më të gjera të lidhjes në regjion. Në fund, Prof. Athena Yiannakou theksoi eksperiencën greke në menaxhimin e vendbanimeve joformale dhe mësimet kryesore të mësuara nga reformat e planifikimit.

 

Duke përcjell programin e evenimentit, u zhvillua një vizitë tek Autoritetet Planifikuese të Selanikut si dhe një diskutim i gjallë, vizita studimore u mbajt në infrastrukturat e gjelbra dhe gjithashtu në tre vendbanimet jo formale ('Polichni'. një zonë e banimit jo formal e klasës punëtore që tani është rregulluar; 'Nea Efkarpia, Efxinoupoli' e zhvilluar së fundmi- dhe ende e parregulluar- zonë jo formale e banimit e grupeve etnike  që kishin imigruara nga Greqia në vitet e 90-ta dhe “Neo Ryssio” zonë e banimit e klasës së mesme dhe asaj të mesme të lartë me densitet të ulët dhe me banime të shpërndara që tregon një mbi-zhvillim nga e vogla-deri në -mesatar  të tokës private). 

 

Një publikim shumë përmbledhës dhe relevant i UN-Habitat-it mbi çështjen e përpjekjeve për rregullimin e vendbanimeve jo formale në Shqipëri dhe Greqi, i`u është shpërndarë të gjithë pjesëmarrësve dhe është në dispozicion për t`u shkarkuar në këtë adresë :-

 

http://www.unhabitat.org/pmss/listItemDetails.aspx?publicationID=3000

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje