Lajme dhe Ngjarje

MuSPP vazhdon t’i bashkëfinancojë projektet për përmirësimin e hapësirave publike në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, z.Agim Aliu dhe ushtruesi i detyrës së udheheqësit të MuSPP-it z. Ishaku Maitumbi, në hapësirat e Komunës së Ferizajt i shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital (PIK), gjatë takimit të zhvilluar me 1 korrik. 

Ky dokument i specifikon përgjegjësitë e palëve në bashkë-financimin e PIK “Korridoret e Gjelbra” në zonen e qendres së qytetit.  Zhvillimi i këtij PIK ka dalë nga prioritetet e Strategjive te Planit Zhvillimor Urban. PIK është produkt i bashkëpunimit në mes të MuSPP-it dhe Komunës së Ferizajt. Projekti kishte karakter pjesëmarrës në të cilin u involvuan grupe të ndryshme qytetarësh. 

Qëllimi kryesor i këtij projekti investues kapital është permirsimi i kualitetit vizuel dhe ofrimi I mundesise per ushtrimin e sportit dhe rekreacionit ne zone dhe te kontribuoje ne kualitetin e jeteses se qytetareve ne pergjithesi. Gjithashtu edhe përmirësimi i qasjes, duke ofruar hapësirë të lirë lëvizjeje për qytetarë dhe zona të gjelbëruara. 

Shuma totale e vlersuar e projekit është 335,501.40 € që do të mbulohet nga Programi i MUSPP-it financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komuna e Ferizajt. 

Gjatë shkembimit të marreveshjeve të bashkepunimit të dyja palet z. Aliu dhe z. Maitumbi shprehen mirnjohje për bashkepunim të ndersjellë dhe theksuan gatishmerinë për bashkupunime të metutjeshme që kanë për qellim përmirsimin e kualitetit të jetesës së qytetarëve të Ferizajt.  

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje