Lajme dhe Ngjarje

Është hapur Debati publik për Planin Zhvillimor Komunal të Mamushës

Komuna e Mamushës, e mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal MuSPP i UN-HABITAT-ti, ka përgatitur draft Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2013-2023. Procesi u zhvillua në një qasje ndër-disiplinare dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Planifikimit Hapësinor dhe Institutin e Planifikimit Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) të Kosovës.

Me qëllim të inkurajimit të publikut, palët e interesuara dhe të tjerët të interesuara për të siguruar informata kthyese në lidhje me draftin e parë të PZHK-së, si dhe në të përmbajturit me Ligjin për Planifikim Hapësinor në Kosovë, shqyrtimi publik i draftit të PZHK-së u lansua më 17 korrik të vitit 2013 në sallën e Kuvendit të Komunës së Mamushës. Hapja e shqyrtimit publik u ndoq nga një audiencë e gjerë, duke përfshirë përfaqësuesit e komunës, qytetarët e Mamushës, përfaqësues nga niveli qendror, dhe UN-HABITAT-i.

Plani Zhvillimor Komunal u prezantua nga zyrtarja komunale znj. Esra Bytyqi. Audienca u përshëndet nga kryetari i komunës së Mamushës z. Arif Bytyqi i cili shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Mamushës, si dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë procesit nga zyrtarët e MMPH-së dhe nga UN-Habitat-ti. Drejtori i Departamentit të Planifikim Hapësinor të Kosovës, z. Agim Radoniqi, përgëzoi Komunën e Mamushës për punën që ata kanë bërë në hartimin e planit, dhe gjithashtu i ka inkurajuar ata që të mbajnë një qëndrim të mirë gjatë zbatimit të tij. Ai vuri në dukje se plani në vetvete përbën një bazë të mirë për zhvillimin e projekteve të reja të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të komunës. Përfaqësuesja nga IPH-ja, znj. Elvida Pallaska, theksoi procesin e pjesëmarrjes në hartimit të PZHK-së, e karakterizuar nga një angazhim i plotë i stafit komunal, që paraqesin nevojat reale të qytetarëve të Mamushës dhe do të lehtësojë zbatimin e këtij plani.

Në mënyrë që të vlerësohet ndikimi i mundshëm ekonomik, social dhe mjedisor, si dhe për të shpejtuar efektet pozitive, është integruar një Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM) në përgatitjen e PZHK-së. Është hartuar raporti mjedisori një dokument i ndarë nga PZHK-ja, ashtu siç kërkohet nga Ligji i Kosovës mbi VSM-të. VSM-ja e hartuar nga një konsulent ndërkombëtar i pavarur, ka identifikuar se cilat janë implikimet e rëndësishme mjedisore  të propozimeve zhvillimore për ruajtjen e ujit dhe dheut, etj, dhe ka propozuar disa masa për të balancuar ndikimet negative për veprimet e propozuara në mjedis.

 

Përkundër faktit se komuna e Mamushës është një komunë e re me staf të kufizuar profesional, PZHK-ja e saj është hartuar nga stafi i komunës me mbështetjen profesionale të stafit të MuSPP-it të UN-Habitat-it dhe në bashkëpunim me Departamentin e Planifikimit Hapësinor dhe Institutit të Planifikimit Hapësinor të MMPH-së.

Procesi i hartimit të PZHK-së së komunës së Mamushës përfshin mbledhjet publike, konsultimet dhe reagimet për cilësinë e versionit të draftit të planit nga grupet e ndryshme të palëve të interesit, siç janë sektori publik, organizatat joqeveritare, komuniteti i fermerëve dhe qytetarët në përgjithësi.

Diskutimi publik i PZHK-së së komunës së Mamushës do të jetë i hapur për 60 ditë, dhe do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët dhe për gjitha palët e interesit për të dhënë komentet dhe rekomandimet për draftin e PZHK-së. Pas diskutimit publik dokumenti do të rishikohet me komentet e parashtruara gjatë kësaj periudhe. Dokumentet përfundimtare do të dorëzohen në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të verifikohet pajtueshmëria e plotë me Ligjin aktual para miratimit nga Kuvendi Komunal.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje