Lajme dhe Ngjarje

Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit Zhvillimor Komunal të Parteshit

Më 18 korrik, Programi Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-HABITAT-it, i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim, ka organizuar një punëtori në Partesh mbi çështjet lidhur me hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të Planit Zhvillimor Komunal. Punëtoria përfshinte stafin nga departamentet e ndryshme nga Komuna e Parteshit dhe stafin e MuSPP të UN HABITAT-it.

Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) do të zhvillohet paralelisht me Planin Zhvillimor Komunal, siç kërkohet nga Ligji i Kosovës. Konsulenti ndërkombëtar i VSM-së Z. Davide Geneletti, shpalosi para të pranishmëve në punëtori qëllimin e përgjithshëm të VSM-së, si një proces "që synon integrimin e çështjeve mjedisore në përgatitjen dhe miratimin e planeve”. Qëllimi përfundimtar i VSM-së është për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit "Ai gjithashtu shtoi se VSM-ja " përfshin palët e interesit dhe publikun nëpërmjet strategjive të pjesëmarrjes dhe të komunikimit";. ngjashëm me seminarin e mbajtur. Ai gjithashtu mori disa shembuj siç janë zgjedhja e lokacionit dhe masat kompensuese lidhur me mjedisin, dhe krahasimi i tyre me mjedisin e komunës së Parteshit. VSM-ja do të synojë shmangien e ndikimeve negative mjedisore për të rritur efektet pozitive, dhe gjithashtu do të propozojë masa të caktuara për të balancuar ndikimet negative të çdo veprimi të propozuar nga PZHK-ja mbi mjedisin.

Pas prezantimit  të VSM-së, Z. Geneletti theksoi dymbëdhjetë objektiva kryesore mjedisore komunale për t'u konsideruar në VSM. Këto fusha përfshijnë ujin, cilësinë e  jetës, tokës, natyrës dhe biodiversitetit, rreziqet natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu, si dhe energjinë dhe ndryshimet klimatike. Stafi i komunës ra dakord me atë se të gjitha këto objektiva besohet të jenë të rëndësishme për PZHK-në dhe për hartimin e raportit të VSM-së. Të gjithë të pranishmit u pajtuan se për të arritur PZHK-ja këto  objektiva është me rëndësi rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit; aktivitetet mund të variojnë nga; takimet, punëtoritë ose seminaret për të diskutuar çështjet aktuale mjedisore dhe si të zbuten ato. Ata gjithashtu theksuan se për të parandaluar shtrirjen e çrregulluar brenda vendbanimit, duhet të merren në konsideratë rregulloret mbi cilësinë e dheut për t'i mbrojtur ato zona.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje