Lajme dhe Ngjarje

Punëtori për Prioritetet Strategjike Zhvillimore të PZHK-së së Malishevës

Më 23 dhe 24 korrik të viti 2013, Programin Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-HABITAT-it,  i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim së bashku me ekipin komunal të planifikimit të komunës së Malishevës, ka organizuar punëtori dy ditorë në Suharekë, për zhvillimin e prioriteteve strategjike zhvillimore për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK). Punëtoria përfshinte stafin nga ekipi komunal i planifikimit në komunën e Malishevës, Instituti për Planifikim Hapësinor dhe Departamenti i Planifikimit Hapësinor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe UN-Habitat-it.

Punëtoria filloi me një prezantim mbi progresin aktual të PZHK-së së Malishevës, nga zyrtari komunal i urbanizmit z. Driton Krasniqi, i cili u fokusua në skenarët e zhvillimit hapësinor që rezultuan nga punëtoria e fundit e mbajtur në Prizren. Ai prezantoi hartat që paraqitnin skenarin e integruar dhe deklaroi se puna është ende në progres. Znj. Vjollca Puka, përfaqësuese e Departamentit të Planifikimit Hapësinor/ MMPH, vazhdoi me një prezantim mbi fazat e PZHK-së dhe elaboroi mbi legjislacionin dhe dokumentacionin që janë elementet thelbësore për të zhvilluar prioritetet strategjike. Znj Catarina Camarinhas, përfaqësuese e UN-Habitat-it, prezantoi parimet themelore të zhvillimit të prioriteteve zhvillimore strategjike, duke e dhënë një pasqyrë se si të inkorporohen prioritetet zhvillimore në procesin e PZHK-së së Malishevës dhe duke ofruar shembuj specifikë nga proceset tjera të planifikimit. Konsulenti mjedisor z. Davide Geneletti, i cili është duke hartua Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) të PZHK-së, prezantoi zhvillimin aktual të VSM-së për PZHK-në e Malishevës. Ai vazhdoi të shpjegojë rolin e VSM-së në prioritetet strategjike të zhvillimit dhe theksoi se duhet marrë parasysh mjedisin kur të zhvillohen këto prioritete për komunën.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit, të ndarë brenda fushave tematike, patën mundësinë që të bënin analiza tematike, paraqesin ide dhe të zhvillojnë prioritetet e objektivat të PZHK-së. Secili grup përbëhej nga përfaqësues të Komunës së Malishevës, MMPH-ja dhe nga UN-Habitat-i. Në ditën e dytë të punëtorisë, u theksua marrja në konsideratë e veprimeve dhe aktiviteteve për të zhvilluar këto prioritete. Kjo do të mundësojë identifikimin se cilat janë prioritetet e rëndësishme ekonomike, sociale dhe mjedisore në kuadër të komunës. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte që të gjenerojnë prioritetet strategjike zhvillimore që do të udhëheqin PZHK-në në fazat e realizimit. Punëtori gjithashtu ka gjeneruar diskutime brenda stafit të komunës se si të prioritizohen masat brenda Komunës së Malishevës.

              

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje