Lajme dhe Ngjarje

Përmirësimi PIK për rrugët Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu në Gjilan - Prezantimi Publik

Komuna e Gjilanit - Departamenti i Shërbimeve Publike e mbështetur nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-HABITAT-it, i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim ka organizuar një prezantim publik për përmirësimin e PIK-ut të draft projektimit të rrugëve Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu. Prezantimi u organizua në ndërtesën e Kuvendit Komunal më datën 2 gusht.

Rrugët Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu përbëjnë një nga arteriet kryesore dhe më të vjetra të Gjilanit, që shtrihen nga pjesa qendrore (nga rruga kryesore Dëshmorët e Kombit) deri te Kampusi i Arsimit, nga ku ajo lidhet me rrugën qarkore. Për shkak të pozicionit të saj, funksionet që janë zhvilluar përgjatë saj dhe lidhjet me pjesë të ndryshme të qytetit, ajo është një nga rrugët më të frekuentuara në Gjilan. Disa nga funksionet më të rëndësishme të qytetit janë zhvilluar përgjatë saj - shërbimet publike dhe të administratës, institucionet arsimore dhe institucionet shëndetësore, objektet sportive, shitjet me pakicë dhe shërbimet, si dhe objekte të trashëgimisë si dëshmi për këto rrugë dhe origjinën e  qytetit. Kushtet aktuale të këtyre rrugëve në një aspekt funksional, hapësinor dhe infrastrukturor nuk janë plotësisht në përputhje me rëndësinë e tyre në rrjetin e lëvizshmërisë dhe funksioneve kryesore që janë zhvilluar përgjatë tyre. Një nga problemet kryesore është mbingarkesa me këmbësorë dhe trafik të makinave në periudha të ndryshme.

Nënkryetari i komunës, z Omer Daku, në fjalën e tij hyrëse theksoi se Projekti i përmirësimit të Rrugëve Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu është një projekt shumë i vlefshëm që është duke u zhvilluar në bashkëpunim me UN-Habitat-in. Ky projekt ka rrjedh nga Strategjia Komunale për Lëvizshmëri e cila ishte mbështetur nga Programi i USAID-i Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI).

Përfaqësuesi i UN-HABITAT/ MuSPP z. Ishaku Maitumbi theksoi se ky projekt është një shembull i mirë i koordinimit të aktiviteteve të donatorëve të ndryshëm që punojnë në Komunën e Gjilanit. Për më tepër, këto dy rrugët janë shumë të rëndësishme për qytetin e Gjilanit dhe qëllimi i këtij projekti është për të shmangur funksionimin e tanishëm, ku automjetet e motorizuara dominojnë në këto rrugë, dhe për të arritur një zgjidhje që do të mundësonte një përdorim të balancuar për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Më hollësisht projekti u prezantua nga inxhinierët e trafikut të Departamentit të Shërbimeve Publike, z. Enver Biçkaj dhe Z. Asllan Mustafa. Qasja e propozuar i jep përparësi këmbësorëve, çiklistëve dhe transportit publik, ndërsa shtigjet e biçikletave dhe ndalesat e autobusëve të transportit publik do të  aplikohen për herë të parë në Gjilan. Projektimi dhe ndërhyrjet do të mbulojë vetëm hapësirat ekzistuese të rrugëve. Para se të përmirësohet lëvizshmëria dhe punët në hapësirat publike, projekti parasheh përfundimin e infrastrukturës nëntokësore të ujërave atmosferike, kanalizimit, furnizimi me energji elektrike dhe rrjetet e telekomunikacionit.

Iniciativa për përmirësimin e rrugëve Adem Jasharit dhe Zijah Shemsiu u mirëprit nga të pranishmit, pasi shumë prej tyre jetojnë ose punojnë në këto rrugë. Një kërkesë e përgjithshme ishte që të organizhen më shumë prezantime publike në formate të ndryshme në mënyrë që të zgjerohet përfshirja e publikut dhe të ketë një gamë më të gjerë e opinioneve, komenteve dhe propozimeve.

Pas përfundimeve të prezantimeve publike dhe pasi opinionet publike të jenë shqyrtuar dhe vlerësuar, projekti kryesor i përmirësimit të rrugëve Adem Jasharit dhe Zijah Shemsiu do të përfundojë nën mbikëqyrjen e ekipit komunal profesional, i cili do të pasohet nga procedurat dhe proceset e realizimit.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje