Lajme dhe Ngjarje
MuSPP / UN-Habitat dhe MMPH nënshkruan MM
Në margjinën e punëtorisë "Së bashku bëjmë qytete më të mira": Ku jemi? Ku duam të arrijmë, dhe si? ", që u mbajt më 19-20 mars, 2014 në Ohër, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Z. Dardan Gashi, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar një kuadër të plotë të bashkëpunimit në mes të Ministrisë dhe UN-Habitatit për zbatimin e qetë të MuSPP-së e cila ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të komunave partnere nëpërmjet ndërhyrjeve të planifikimit strategjik dhe gjithëpërfshirës.
Fushat e bashkëpunimit përfshijnë për shembull promovimin e praktikave të mira të planifikimit, duke përfshirë proceset pjesëmarrëse, përfshirëse dhe zbatimin e planeve territoriale të zhvillimit në të gjithë Kosovën; paraqitja e legjislacionit të ri të planifikimit hapësinor në nivel komunal dhe mbështetja e ndërveprimit në mes të organeve të nivelit lokal dhe qendror në praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm në fushën e ndryshimeve klimatike si dhe mobilitetin natyror dhe trashëgiminë kulturore, dhe të tjera.
MuSPP zbatohet nga UN-Habitat dhe financohet nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.