Lajme dhe Ngjarje

Takimi i parë i Palëve të interesit për të diskutuar mbi sfidat dhe çështjet kryesore në sektorin e banimit në Komunën e Gjilanit, 14 tetor 2014

Komuna e Gjilanit me mbështetjen nga Programi i Mbeshtejes së  Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MP3), i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe implementuar nga UN-Habitati-i, është në proces të hartimit të Profilit Komunal të Banimit (PKB).  Procesi i hartimit është iniciuar nga Grupi Komunal i Banimit, i përbërë nga zyrtarë nga departamentet e Shërbimeve Publike, Planifikimint Urban, Pronës dhe Kadastër.

Një element i rëndësishëm i procesit të hartimit të Profilit Komunal të Banimit është edhe konsultimi dhe përfshirja e palëve të interesit, për ketë arsye është organizuar një takim i Grupit te Fokusit per Banim  më 14 tetor 2014 nga Komuna e Gjilanit, e perkrahur nga UN-Habitati-i.  Diskutimi është fokusuar rreth sfidave të sektorit të banimit , shqyrtimin e tregut të banimit dhe se si  funksionon - kryesisht duke shqyrtuar raportin ndërmjet kërkesës dhe ofertës, si edhe identifikimin e nevojave aktuale si dhe nevojave të ardhëshme të banimit.

Takimi i Grupit të Fokusit mblodhi  një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish , përfaqësues të kompanive lokale të  ndërtimit (zhvillusesit e banimit) përfaqësues nga sektori bankar, agjencionet lokale të patundëshemerive, OJQ -ve, zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e institucioneve qendrore MMPH (Departamenti i Banimit dhe Ndërtimit) 

Grupi i Fokusit kishte dy seanca. Seanca e parë ishte seanca hyrëse dhe një përshkrim i shkurtër për përmbajtjen e Grupit te Fokusit në aspektin e qasjes, e pasuar nga një prezantim mbi rëndësinë e Sektorit të Banimit dhe Profilit Komunal të Banimit, sesioni i dytë i ofroi mundësinë për diskutime më të thellësishëme si dhe përcaktimin e çështjeve kryesore dhe sfidat e sektorit të banimit, duke përfshirë çmimet aktuale të banimit, parashikimit të nevojave  dhe përballueshmërinë financiare.

Takimi i Grupit të Fokusit  rezultoi në një debat dhe diskutim kuptimplotë midis të gjithë pjesëmarrësve. Rezultatet e dala do të jenë pjesë e Profilit Komunal të Banimit.  Në fund të takimit, kishte nje përshtypje  në mesin e pjesëmarrësve se diskutime të tilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen me strukturë të njetë  të palëve të interesit.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje