Lajme dhe Ngjarje

Seminari Përmbyllës Për qytete më të mira NJË DEKADË së bashku

Që nga viti 2005, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i implementuar nga UN-Habitat dhe i financuar nga Swedish Development Cooperation, ka mbështetur në vazhdimsi dymbëdhjetë komuna të Kosovës në procesin e planifikimit hapësinor si dhe në zhvillimin e projekteve kapitale.

Programi vepron në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si partner kyç në nivelin qëndror, përmes mbështetjes së politikave dhe ligjit të planifikimit, si dhe dialogut të mëtutjeshëm ndërinstitucional dhe bashkërendimit me komunat.

Komunat partnere janë duke u përkrahur përmes zhvillimit të projekteve me kapacitete vetanake, si dhe metodologjive dhe mjeteve të përshtatura për nevojat lokale, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve lokale në planifikim. Ky sistem i përkrahjes në ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve në nivelin lokal është dëshmuar të jetë i adaptueshëm dhe efektiv.

Për më tepër, bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e komunitetit përbën po ashtu një element kyç në implementimin e programit përmes qasjes me pjesmarrje publike në përmirësimin e kushteve të jetës në qytezat dhe qytetet e Kosovës.

Meqë MuSPP po hyn në një fazë shumë të rëndësishme të zbatimit, ky program, në bashkëpunim me partnerët, organizon një seminar me qëllim që ti nënvizojë, diskutojë dhe shkëmbejë përvojat dhjetë vjeçare në përkrahjen e ngritjes së kapaciteteve në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisor, Pjesmarrjes Publike në Procesin e Planifikimit, Sektorit të Banimit, Vendbanimeve Jo-formale, Menaxhimit të mbeturinave, Disenjit Urban, Zhvillimit dhe Menaxhmit të Projekteve, si dhe mbështetjes në hartimin dhe zbatimin e kornizës ligjore.

Objektivat e seminarit janë:

  • Të ndajmë eksperiencën, të arriturat dhë mësimet e mësuara në fusha të ndryshme të veprimit: planifikimi hapësinor me gjithpërfshierje; praktika të disenjimit dhe zbatimit të projekteve; kohezioni social dhe perspektiva gjinore; kapacitetet lokale të ndërtuara, eficenca dhe qeverisja e zhvilluar; bashkëpunimi ndër-institucional dhe ai me mekanizmat joqeveritar; etj.
  • Ngritja e vetëdijes për zhvillim të qëndrueshëm të qytezave dhe qyteteve të Kosovës
  • Të fuqizojmë dialogun ndërmjet profesionistëve për adresim të qështjeve të rëndësishme tani por edhe në të ardhmën rreth planifikimit dhe menaxhmit hapësinor , si dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kapaciteteve njerzore

 

VËREJTJE: Ju duhet të regjistroheni për të rezervuar vendin e juaj në këtë seminar. Ju lutemi të plotësoni për këtë qëllim formën e regjistrimit dhe e dërgoni me email në: info@unhabitat-kosovo.org

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje