Lajme dhe Ngjarje

Udhërrëfyesi ynë drejt vetëqëndrueshmërisë PËRMBLEDHJE UDHËZUESISH PRAKTIK NGA MuSPP

Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), ka lansuar Përmbledhjen e udhëzuesve praktik - Udhërrëfyesi ynë drejt vetëqëndrueshmërisë në seminarin përmbyllës "Për qytete më të mira - Një dekadë së bashku", të mbajtur më 11 Dhjetor, 2014, në Prishtinë.

Përmbledhja e udhëzuesve praktik nga MuSPP përmban materiale për zgjidhje inovative në planifikimin hapësinor, pjesëmarrjen publike në planifikim - zbatim dhe planifikimin mjedisor. Gjithashtu, kjo përmbledhje përmban një shumëllojshmëri të publikimeve kualitative nga MuSPP1 deri MuSPP3.

Qëllimi i saj është të riafirmojë përkushtimin e MuSPP-it për ndërtimin e kapaciteteve, bartjen e njohurive si dhe poashtu të inkurajojë shkëmbimin e përvojave ndërmjet komunave dhe një spektri të gjerë të palëve të interesit. Përmbledhja është bazuar në kontekstin lokal, metodologjitë e krijuara nga MuSPP dhe të përvojës së ndërtuar dhe sukseseve të arritura ndër vite brenda kontekstit të Kosovës në nivel lokal dhe qendror. 

Përmbledhja e udhëzuesve është e strukturuar në pesë fokus tema: A. Qasja Gjithëpërfshirëse dhe me Pjesëmarrje në Planifikim; B. Planifikimi dhe Menaxhimi Hapësinor; C. Planifikimi Sektorial - Banimi; D. Planifikimi dhe Menaxhimi Mjedisor; E. Projektet e Investimeve Kapitale.

Përmbledhja në fjalë do të azhurnohet  për shkak të trendëve të fundit dhe ndryshimeve legjislative që mund të pasojnë. 

 

Për më shumë, klikoni këtu: http: http://unhabitat-kosovo.org/sq/PERMBLEDHJE-UDHEZUESISH-NGA-MUSPP-I

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje