Lajme dhe Ngjarje

MuSPP-i në programin e mirënjohur teliviziv “ÇELËSI”

Episodi i 14-të i programit teliviziv "ÇELËSI" u përqëndrua në kontributin e Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) në bërjen e qytetit në Kosovë. Programi i MuSPP-it implementohet nga UN-Habitat-i dhe financohet nga Swedish Development Cooperation.

Përfaqësues nga zyra e UN-Habitat-it në Kosovë diskutuan qasjen dhe rezultatet e programit të MuSPP-it në mbështetjen  e ngritjes së kualitetit të jetës në Kosovë. Diskutimet adresuan arritjet kryesore dhe përparësitë e qasjës së aplikuar në bërjen e vendeve përmes proceseve me pjesmarrje gjithëpërfshirëse, si një nga shtyllat e programit të MuSPP-it gjatë një dekade. Gjithashtu si pjesë e trashëgimisë së programit, Përmbledhja e Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it u prezentua si një burim i vlefshëm për adresim të mëtutjeshëm të sfidave të qyteteve dhe qytezave.

Emisioni gjithashtu transmetoi intervale dhe intervista nga seminari përfundimtarë i MuSPP-it "Bërja e Qyteteve më të Mira - Një Dekadë së Bashku" i cili u mbajt më 14 Dhjetor, dhe prezentoi në pika të shkurta punimet e UN-Habitat-it  në nivelin global dhe zhvillimet e reja drejt konferences Habitat III në fushën e banimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban që do të mbahet në vitin 2016.

Programi teliviziv "ÇELËSI" adreson çështjet aktuale në fushën e arkitekturës, planifikimit dhe disenjit dhe transmetohet në televizionin nacional RTV 21.

Ju lutem gjeni më poshtë linkun e episodit të 14-të të programit teliviziv "ÇELËSI".

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje