Lajme dhe Ngjarje

Pilot Profili Komunal i Banimit - Komuna e Gjilanit në rrugë të mbarë

 

Programi i Mbështetje së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) i financuar nga Swedish Development Cooperation dhe implementuar nga UN-Habitat-i në bashkëpunim të ngushtë me grupin punues të banimit nga Komuna e Gjilanit kanë përpiluar Pilot Profilin Komunal të Banimit (PKB).

Profili Komunal i Banimit ofron të dhëna të rëndësishme dhe analizë të gjendjes ekzistuese të sektorit të banimit, nevojat dhe përballueshmërinë. Gjithashtu ka për qëllim të ofroj një orientim strategjik dhe rekomandime që lidhin këtë profil me Programin 3 vjeçar të banimit si kërkese ligjore por gjithashtu të shërbej si një hap drejt politikave dhe strategjise komunale për sektorin e banimit.

Me përfundimin e Profilit Komunal të Banimit, me datën 22 Janar 2015 dokumenti iu dorëzua formalisht Kryetarit të Komunës së Gjilanit me shpresë që do të merren hapa konkret drejt përpilimit të strategjisë komunale për sektorin e banimit. Kryetari i Komunës së Gjilanit theksoi rëndësinë e Banimit, sfidat dhe mundësitë e këtij sektori në nivelin lokal, dhe rangimin e tij si nje nga prioritetet për Komunën.  Thënë këtë, Profili Komunal i Banimit do të shërbej si katalizator në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e banimit po gjithashtu të ndihmoj vendimmarrjen dhe përpilimin e politikave në këtë fushë. 

 

http://unhabitat-kosovo.org/sq/Planifikimi-Sektoral-Banimi

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje