Lajme dhe Ngjarje
Oborret e qëndrueshme shkollore, komuna e Rahovecit një hap më afër qëndrueshmërisë mjedisore
Projekti i investimit capital "Oborret e qëndrueshme shkollore", i zbatuar në dy lokacione - në qendë të Rahovecit në gjimnazin "Xhelal Hajda-Toni" dhe shkollën fillore "Hamëz Thaqi" Xërxe, u inagurua më 3 Shkurt. Ky investim i përbashkët nga Komuna e Rahovecit dhe Programit për mbështetje të planifikimit hapësinor komunal (MuSPP) ka rezultuar nga plani zhvillimor komunal i Rahovecit, si përkthim i planifikimit në zhvillim dhe ndryshim konkret në favor të qytetarëve sa i përket edukimit, kënaqësisë dhe zhvillimit të hapësirës përreth.
Ceremonia e inagurimit u mbajt në dy lokacionet, ku morën pjesë shumë nxënës, mësues e profesor, prindër dhe pjestarë të tjerë nga komuniteti po gjithashtu përfaqësues nga administrata komunale dhe MuSPP-i. Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Idriz Vehapi shprehi mirënjohjen për mbështetjen e ofruar nga MuSPP-i në adresimin e çështjeve mjedisore përmes projektit të investimit capital dhe akivitete të ngjajshme të cilat kontribojnë në përmirësimin e të kuptuarit dhe rëndësinë e ruajtjes së ambientit sot dhe për gjeneratat e së ardhmës.
Udhëheqësja e zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë, Ms.Gwenoline Mennetrier përshëndeti zbatimin e këtij projekti dhe qasjen inovative në "bërjen e vendeve" të ndërmarrë nga komuna dhe kontribimin mbresëlënës të shkollave në Rahovec në këtë proces.
Projekti i investimit kapital "Oborret e qëndrueshme shkollore" konsiderohet si shembull për Komunat e tjera të Kosovës për procesin gjithëpërfshirës dhe transparent në zhvillimin dhe zbatimin e projektit po gjithashtu në promovimin e qasjes përmes konkursit të hapur. Përfshierja e komunitetit, diskutimet kolektive mbi çështjet urbane dhe oborret shkollore ideale, në bashkërendim me zhvillimin e propozimit bashkarisht, ofron një sens më të lartë të pronsisë për komunitetin dhe bazament për një mirëmbajtje të qëndrueshme të projektit.
Projekti është bashkfinancuar nga komuna e Rahovecit dhe programi i MuSPP-it, i implementuar nga UN-Habitat-i dhe financuar nga Swedish Development Cooperation.