Lajme dhe Ngjarje

E-qeverisje dhe E-pjesëmarrje për politika më të mira urbane dhe kualitet më të mirë të jetës në komunën e Prishtinës

Punëtoria "E-qeverisje dhe E-pjesmarrje për politika më të mira urbane dhe kualitet më të mirë të jetës" u mbajt më 3 Mars 2015 në Komunën e Prishtinës si fillim i dy pilot projekteve, duke prezentuar  "Modelimi i Politikave të së Ardhmës" (FUPOL) dhe Bllok-për-Bllok/Minecraft si mjete për mbështetjen e vendim-marrjes me pjesëmarrje  për politika më të mira urbane, shërbime dhe hapësira publike më të mira për qytetarët duke përdorur teknologji dhe metoda të reja për e-qeverisje dhe e-pjesëmarrje.

Drejtori i Urbanizmit,  z. Liburn Aliu shprehi mirënjohjen për iniciativën dhe kontributin e pritur në avancimin e pjesëmarrjes së publikut në disenjimin e politikave urbane dhe bërjen e vendeve. z. Aliu gjithashtu theksoi kompleksitetin e sfidave me të cilat Komuna e Prishtinës përballet dhe përshendeti zbatimin e projekteve si mjete që do të lehtësojnë prioritizimin e projekteve dhe kanalizimin e ideve drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Prishtinës.

Z. Peter Saonntagbauer - Udhëheqës i Projektit nga koordinatori i konsorciumit  Cellent AG, prezentoi FUPOL-in i cili aktualisht zhvillohet si pilot projekt në 18 qytetet partnere në Evropë, Azi dhe Afrikë. Është mjet që ofron një qasje të re në raport me qasjen tradicionale të zhvillimit të politikave dhe  proceseve të vendim-marrjes duke u bazuar në inovacione madhore si kalkulimi inputit shoqëror nga rrjete të ndryshme, mbledhja e informative nga masa dhe simulimi i ndikimit të politikave.

Pakoja e FUPOL-it, e cila përmban software-in, udhëzues, materiale për trajnim dhe shërbime të konsulencës, mbështet qeverintë, qytetarër, asociacionet e tyre dhe OJQ-të në zhvillimin e politikave të përzgjedhura në regjionet urbane përmes teknologjisë adekuate të ICT-së.

Projekti Bllok-për-Bllok/Minecraft  u prezentua nga z. Frederic Saliez, përfaqësues i UN-Habitat-it, si mjet për e-pjesëmarrje që do t'i mundësoj Komunës së Prishtinës  të përfshijë përmes video-lojës grupet relevante të interest, në veçanti të rinjët në gjenerimin e ideve konkrete për përmirësimin e hapësirave publike më qëllimin e zhvillimit të politikave në nivel qyteti për hapësirat publike.

 

Iniciativa u mbështet nga UN-Habitat-i Kosovë.  

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje