Lajme dhe Ngjarje

Shkëmbimi i përvojave, mësimeve të mësuara dhe udhëzuesve të MuSPP-it në Kosovë në sesionin e 25-të të Këshillit Drejtues të UN-Habitat-it

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) kontriboi në sesionin e 25 të Këshillit Drejtues të UN-HABITAT, të zhvilluar gjatë 17-23 prill 2015 në Kenia, në një eveniment përcjellës. Ky eveniment u organizua bashkarisht nga Ambasada e Suedisë në Nairobi dhe UN-Habitat-i në Kosovë, në koordinim me Ambasadën e Suedisë në Prishtinë.

Evenimenti në fjalë u mbajt më 22 prill 2015. I titulluar 'Një dekadë së bashku për qytete më të mira: përvojat, mësimet e mësuara në Kosovë dhe udhëzuesit për shkëmbimin e përvojave',  ngjarja shpalosi një histori të suksesshme të partneritetit afatgjatë të Bashkëpunimit Suedez për Zhvillim (Sida) me UN-Habitat-in/ Kosovë në 'Bashkë bëjmë qytete më të mira' rreth fushave kyçe, pjesëmarrja gjithëpërfshirëse  në planifikimin hapësinor dhe mjedisor, ngritja e kapaciteteve, lehtësimi i bashkëpunimit institucional dhe zbatimi i projekteve të investimeve kapitale, dhe më veçanërisht, përmbledhja e udhëzuesve praktik (MuSPP toolbox) "Udhërrëfyesi ynë drejt vetëqëndrueshmërisë".

Ngjarja u kryesua dhe prezantua nga Dr. Aisai Kirabo Kacyira, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e UN-Habitat-it. Fillimisht vlerësoi dhe uroi Sida-n për dhjetë vitet e qëndrueshme në mbështetjen e një qasjeje të suksesshme me UN-Habitat-in në Kosovë, duke bërë të mundur ndërtimin shtetëror dhe institucional në drejtimin dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit urban gjithëpërfshirës, veçanërisht në raport me Agjendën post-2015. Ajo gjithashtu theksoi se shumë pak donatorë ofrojnë mbështetje afatgjate financiare në një projekt të veçantë.

Si pjesë e prezantimit në këtë ngjarje, edhe Z. John Ndiritu, Menaxher i Lartë i Programit për Zhvillim Urban në Ambasadën e Suedisë në Kenia, mirëpriti bashkëpunimin me UN-Habitatin në Kosovë, si dhe përqafoi shkëmbimin e përvojës së Kosovës në kontekste të tjera, duke përfshirë në Këshillin Drejtues dhe më gjerë.

Ngjarja vazhdoi me tri prezantime të shkurtra mbi përvojat e stafit të MuSPP-it në Kosovë rreth bërjës së qytetetve më të mira së bashku, por më e rëndësishmja ishte nga Z. Modest Gashi një planer urban nga Komuna e Pejës, një nga komunat partnere të MuSPP-it. Z. Gashi prezantoi të arriturat e MuSPP-it nga perspektiva e planerit komunal mbi planifikimin modern dhe gjithëpërfshirës për përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.

Kjo ngjarje pati një numëer të konsiderueshëm të pjesëmarrësve dhe tërhoqi përfaqësues nga degët dhe zyrat relevante të UN-Habitat-it në të gjithë botën, përfaqësues të Sida-s, autoritetet lokale, planerët urban dhe një varg të grupeve të shoqërisë civile dhe organizata të komunitetit (CBOs). Ngjarja përfundoi me një diskutim interaktiv dhe me një shumëllojshmëri të pyetjeve, si dhe me deklarimin e interesave në zbatimin e frymës së kësaj qasjeje unike në adresimin e sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës urban në kontekstet e tyre përkatëse.    

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje