Lajme dhe Ngjarje
"Trajnimi i trajnerëve", moment kyç si pjesë e 'Përmbledhjes së udhëzuesve praktik të MuSPP drejt një vetëqendrushmërie' drejt zhvillimit të një mekanizmi kreativ për ngritjen e kapacitetev
Me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e arritjeve të deri tanishme së bashku me kapacitetet e krijuara në komunat partnere, MuSPP-i është duke realizuar sesione trajnuese për trajnim të trajnerëve (ToT) në Pjesëmarrjen publike në planifikim hapësinor, Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale, Hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, dhe Menaxhimin e Projekteve të Investimeve Kapitale. Trajnimi ka dy komponentë: atë pedagogjik dhe praktike. Moduli pedagogjik i trajnimit u jetësua në muajin prill nga Qendra për Arsim e Kosovës (QEK) me pjesëmarrjen e rreth 50 trajnerëve të ardhshëm. Kjo komponentë si synim kishte shpjegimin e parimeve themelore të arsimimit të të rriturve (andragogjinë) si dhe metodat e ndryshme gjegjëse për jetësimin e sesioneve trajnuese, por gjithëashtu mjetet dhe teknikat që i shërbejnë trajnerëve të ardhshëm që më pas të ofrojnë seanca edukative në fushat e ndërlidhura me MuSPP-in.
Pjesa praktike e trajnimeve do të zhvillohet nga java e fundit e muajit prill deri në fund të muajit maj 2015. Kjo pjesë e trajnimit synon që të mundësojë trajnerëve të kenë një njohuri të plotë mbi modulet e trajnimit të MuSPP-it, si dhe përdorimin e atyre moduleve gjatë trajnimit për trajner. Këto trajnime do të ofrohen nga MuSPP, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe institucionet partnere.