Lajme dhe Ngjarje

U lansua zyrtarisht udhëzues mbi integrimin gjinor në planifikimin hapësinor

Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dhe Programi për Mbështetjen të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, kanë mbajtur ceremoninë për lansimin e Udhëzuesit mbi "Integrimi Gjinor në Planifikimin Hapësinor: një qasje hap-pas-hapi për komunat" më 26 maj 2015.

Udhëzuesi  u zhvillua nga një grup i dedikuar punues, i përbërë nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), me mbështetjen substanciale të MuSPP. Ky udhëzues  është rezultat i përvojës së institucioneve të Kosovës të mbështetura nga MuSPP në proceset e planifikimit dhe qeverisjes hapësinore. Ky udhëzues  ka për qëllim të ndihmojnë qeveritë qendrore dhe lokale, si dhe shoqërinë civile, duke ofruar rekomandime për integrimin e perspektivës gjinore në procesin e planifikimit hapësinor, duke inspiruar nëpërmjet praktikave më të mira dhe duke ofruar një bazë për aktivitete  të shkëmbimit dhe ngritjes së kapaciteteve dhe të mjeteve

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edona Hajrullahu, hapi ceremoninë  e lansimit duke theksuar rëndësinë e perspektivës gjinore në planifikimin hapësinor, e cila nënkupton standardet që iu garantojnë të gjitha grave dhe vajzave dhe burrave dhe djemve qasje adekuate në hapësirat dhe shërbimet publike, siguri, zgjidhjet e duhura të mobilitetit dhe banim më të mirë. Ajo shtoi se planifikimi hapësinor, duke marrë parasysh nevojat dhe perspektivën përkatëse nga gratë dhe burrat, ishte një parakusht për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillim më të qëndrueshëm.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Sazan Ibrahimi, theksoi se ky udhëzues ka demonstruar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të nivelit lokal dhe qendror mund të jap rezultate konkrete dhe të dobishme për komunat. Udhëzuesi është pragmatike, tha ai, duke shtuar se AKK-ja do të vazhdojë mbështetjen e iniciativave të tilla në mbështetje të demokracisë së mëtejshme lokale dhe përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse.

Znj. Gwendoline Mennetrier, Krye-Këshilltare Teknike e MuSPP, përshëndeti  bashkëpunimin e frytshëm dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në zhvillimin e udhëzuesit për integrimin gjinor në planifikimin hapësinor. Marrja në konsideratë e qeverisjes urbane duke pasur në mendje dinamikat gjinore dhe socio-ekonomike të qytetit në fjalë është një pikënisje kritike në sigurimin e barazisë, përfshirjes dhe qëndrueshmërinë urbane, tha ajo. Për më tepër, ajo theksoi vlerën e integrimit gjinor përmes  qeverisjes lokale, funksionet komunale dhe ofrimin e shërbimeve si një mundësi për të krijuar qytete përfshirëse që respektojnë të drejtat njerëzore të grave dhe burrave të të gjitha moshave dhe me kualifikim të ndryshëm. Së fundi, ajo informoi audiencën se udhëzimet do të përdoren edhe në muajt e ardhshëm në një sërë  trajnimesh që do të synojnë të gjitha komunat e Kosovës në fushën e qasjeve pjesëmarrëse në planifikim, duke përfshirë barazinë gjinore.

Ngjarja vazhdoi me një prezantim të detajuar të Udhëzimeve nga MuSPP, përkatësisht me arsyet 'pse' dhe 'si' për të gjithë procesin e planifikimit hapësinor dhe ilustrime konkrete bazuar në raste studimore dhe mësimet e nxjerra nga komunat partnere të MuSPP.

Ceremonia e lansimit përfundoi me diskutime interaktive dhe një shumëllojshmëri të pyetjeve dhe interesi nga pjesëmarrësit, të gjithë duke u dakorduar për rëndësinë e kësaj qasjeje në adresimin e nevojave të grave dhe burrave në zhvillimin e planeve dhe politikave.

Në ngjarje ishin pjesëmarrës përfaqësues të autoriteteve qendrore dhe lokale, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe media.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje