Lajme dhe Ngjarje

U mbajt me sukses moduli i trajnimit "Pjesëmarrja publike në Planifikim Hapësinor" një nga modulet e serisë së "Trajnimeve të Trenerëve"

Në vazhdën e shpalosjes së përmbledhjes së udhëzuesve të MuSPP-it për vetëqëndrueshmëri, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) organizoi trajnimin 4 ditor të trajnerëve për Pjesëmarrje Publike në Planfikimin Hapësinor bazuar në modulin e  përgaditur. Trajnimi u mbajt prej 5 - 8 maj në Durrës,  Shqipëri. Në trajnim morrën pjesë 16 pjesëmarrës, prej të cileve 9 femra dhe 5 meshkuj.  Qëllimi i trajnimit ishte të krijojë një grup të trajnerëve që do të kontribuojnë në themelimin dhe inicimin e sistemit mbështetës për ndërtimin e kapaciteteve për kuptimin dhe menaxhimin e procesit të pjesëmarrjes publike dhe integrimit gjinor në planifikim hapësinor.

Pjesëmarrës ishin përfaqësuesit nga subjektet e ndryshme: komunat partnere të MuSPP-it për shkak të përvojës së mëparshme me MuSPP-in, qeveria qendrore, Komuna e Prishtinës, komunat e Kosovës veriore, organizatat joqeveritare dhe Univerziteti i Prishtinës.

Trajnimi filloi me prezantimet për konceptin dhe legjislacionin e pjesëmarrjes publike në planifikim hapësinor së bashku me parimet dhe nivelet e pjesëmarrjes publike, duke përfshirë perspektivën gjinore dhe teknikat e vizionimit nga perspektiva e pjesëmarrjes. Ky sesion u pasua nga diskutimi interaktiv ndërmjet pjesëmarrësve. Pas prezantimeve dhe ushtrimeve në grupe për integrimin gjinor, pjesëmarrësit u njohën me qasjen praktike hap pas hapi të planifikimit dhe menaxhimit të aktiviteteve të pjesëmarrjes publike në planifikim hapësinor. Prezantimet ishin të bazuara në Udhëzuesit e MuSPP-it për Pjesëmarrje Publike në Planifikim Hapësinor, Integrim Gjinor dhe në Doracakun për Vizionim.

Në mënyrë që sa më lehtë të kuptohet kjo qasje, pas çdo prezantimi kryesor, pjesëmarrësit zhvilluan ushtrime praktike bazuar në luajtjen e roleve brenda kontekstit të shembujve lokal. Ushtrimet u dizajnuan në mënyrë të atillë që të mundësojnë mësimin nëpërmjet të një qasjeje shumë interaktive duke filluar me dallimet ndërmjet gjinive dhe nevojave të femrave dhe meshkujve në proceset e planifikimit komunal. Në ditën e fundit të trajnimit pjesëmarrësit ishin në gjendje të demonstrojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në mbajtjen e trajnimit për pjesëmarrësit nëpërmjet ushtrimit simulues. Pjesëmarrësit, në rolin e trajnerëve, demonstruan një nivel të lartë të kompetencës, efikasitetit dhe kreativitetit  duke përdorur prezantime përmbajtësore, ushtrime praktike, aktivizues interesant dhe teknika të reja për transferimin e njohuriveë të tyre dhe nxitjen e diskutimeve interaktive. ­­

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje