Lajme dhe Ngjarje
Sesionet e Trajnimeve për Trajnerë (TT) vazhdojnë një hap më tej: Hartimi i Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për Plane Hapësinore tani ka përfunduar
Në rrjedhën e moduleve të trajnimit që rrjedhin nga "Përmbledhja e Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it drejt vetëqendrushmërisë", dhe si vazhdimsi e trajnimit në andragogji, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP-i) lansoi sesionet e TT në Hartimin e VSM-ve për Plane Hapësinore, të cilat u zhvilluan në Durrës- Shqipëri, nga 19- 22 maj.
Qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i kapaciteteve për hartim të VSM-ve si dhe përmirësimi i integrimit të çështjeve mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në planifikimin hapësinor dhe proceset e vendim-marrjes në instiucionet/ organizatat e pjesëmarrësve, fillimisht në komuna, 'rajone' dhe në fund në Kosovë; nëpërmjet përmirësimit të njohurive përkatese si dhe aftësive të tyre për transferim të njohurive.
Moduli i trajnimit i njoftoi pjesëmarrësit me një hyrje në legjislacion, qasjet e ndryshme konceptuale dhe metodologjike për hartimin e vlerësimit mjedisor të politikave, planeve, programeve dhe projekteve; si dhe metodat dhe instrumentet të përdorura për integrimin e VSM-ve në planifikimin strategjik dhe vendim-marrje. Trajnimi ishte i orientuar në praktikë, nëpërmjet aplikimit të metodologjive interaktive dhe të mësimdhënjes duke u bazuar në studimet lokale të rastit.
Prezantimet, pjesët teorike të modulit, janë hartuar duke u bazuar në Udhëzuesin për Hartimin e VSM-ve, një botim i Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it, ndërsa shembujt dhe ushtrimet janë nxjerrë dhe të përshtatura për qëllime të trajnimit nga raportet ekzistuese të VSM-ve, të zhvilluara në kuadër të mbështetjes së MuSPP-it.
Gjatë një sesioni të trajnimit, pjesëmarrësit gjithashtu kishin mundësinë për të demonstruar njohuritë dhe aftësitë e fituara në ofrimin e trajnimit përmes një ushtrimi të simulimit për pjesëmarrësit e tjerë.
Pjesëmarrësit në modulin e trajnimit si trajnerë të ardhshëm ishin zyrtarë, të cilët përfaqësojnë institucione partnere në nivel qendror, si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AKMM-së) dhe Departamentit i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit (DPHNB); komunat e Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Parteshit dhe Mitrovicës Veriore.