Lajme dhe Ngjarje

Rregullimi dhe rinovimi i Hapësirave Publike në Mamushë

Projekti i Investimeve Kapitale "Rregullimi i Hapësirave Publike në Mamushë"u inaugurua më 9 qershor. Ky projekt përfshin rregullimin e oborrit të shkollës së mesme dhe rinovimin e parqeve të zgjedhura përreth në Mamushë.  Projekti si një investim i përbashkët ndërmjet Komunës së Mamushës dhe Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) është rezultat i rekomandimeve të Planit Zhvillimor Komunal.

Në ceremoninë e inaugurimit morrën pjesë autoritetet komunale, përfaqësues nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, Swedish Development Cooperation nga Stockholm-i, MuSPP-i/UN-Habitat-i, shoqatat lokale, si dhe personeli i shkollës. 

Z. Arif Bütüç, Kryetar i Komunës së Mamushës shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të MuSPP për komunën si dhe për realizimin e këtij projekti, dhe shpreson që një bashkëpunim dhe mbështetje e tillë do të vazhdoj në vitet në vijim.

Udhëheqësja e Zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë, Znj. Gwendoline Mennetrier përgëzoi komunën dhe shkollën për përfundimin e projektit. Ajo vazhdoi më tutje duke përmendur që ky projekt është rezultat i Planit Zhvillimor Komunal dhe është hartuar bazuar në idenë e propozuara nga nxënësit e shkollës dhe qytetarët, dhe është një tjetër shembull i konceptit të projekteve të oborrit të qëndrueshëm shkollor të aplikuara nga UN-Habitat-i edhe në komunat tjera të MuSPP-it. Projektet e oborreve të qëndrueshme shkollore promovojnë rregullimin dhe ruajtjen e mjedisit, duke i përmirësuar oborret e shkollave lokale për tu përdorur jo vetëm nga nxënësit e shkollës por edhe nga komuniteti.

Si rezultat, përfituesit treguan se si projekti kontribuon në ngritjen e vetëdijes brenda komunitetit për mbrojtjen e mjedisit duke përdorur metodën e ujitjes së kulturave bujqësore me ujërat atmosferik, sistem i instaluar për shkollë si dhe duke aplikuar panelet solare për ndriçim. Gjithashtu, kontribuon në avancimin e kulturës së nxënësve të shkollës në aspektin e mirëmbajtjes, në mënyrë që të kenë një mjedis të pastër dhe të shëndoshë.

Projekti është bashkë financuar nga Komuna e Mamushës dhe programit të MuSPP, zbatuar nga UN-Habitat dhe financuar nga Swedish Development Cooperation (SIDA). 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje