Lajme dhe Ngjarje

Partnerët e MuSPP-it shpalosin "Përmbledhjen e Udhëzuesve Praktik" para kolegëve të komunave të Veriut

Trajnimi i parë i udhëhequr nga grupi i trajnerëve që përfunduan me sukses "Trajnimin e Trajnerëve" në Menaxhimin e projekteve të investimeve kapitale (PIK), u organizua nga Programi për mbështetje të  planifikimit hapësinor komunal (MuSPP) si pjesë e shpalosjes së "Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it" për komunat e Kosovës.  Trajnimi u mbajt nga 17 deri më 19 Qershor në Prishtinë me pjesëmarrës nga drejtori të ndryshme komunale nga Mitrovica Veriore, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në mënyrë që pjesëmarrësit të familjarizohen me programin e MuSPP-it në Kosovë u përfshien një sërë aktivitetesh fillestare. Dita e parë filloi me një prezentim të përvojën e MuSPP-it, arritjet dhe mësimet e nxjerra gjatë një decade të kontributit në bërjen e qyteteve më të mira. Me këtë rast, Znj. Gwendoline Mennetrier, udhëheqësja e Zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë, theksoi potencialin që trajnimi në fjalë të shërbej si inspirim për pjesëmarrësit që të pasurojnë proceset e zhvillimit të projekteve të investimeve kapitale në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin në komunat e tyre.

Gjithashtu, e dizajnuar për komunat veriore të Kosovës, dita e parë përfshiu edhe visitën në Graçanicë, komunë partnere e MuSPP-it, që ndanë përvojën e tyre në zhvillim të qëndrueshëm si dhe në planifikim dhe menaxhim mjedisor por gjithashtu procesin me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të projektit të invesimit capital të zbatuar me sukses i cili ka rezultuar nga dokumentet e planifikimit. Prezentime illustrative nga drejtoria e Urbanizmit rreth hartimit të planit zhvillimor komunal dhe vlerësimit strategjik pasuan pas fjalës hyrëse të Kryetarit të Graçanicës, Z. Vladeta Kostić, i cili theksoi nevojën që komunat të ndërmarrin procese të planifikimit dhe menaxhimit hapësinor dhe mjedisor, i cili shërben si bazë solide për veprime strategjike, planifikim dhe zhvillim të projekteve të investimeve kapitale të cilat adresojnë qështje qenësore për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

Përveq visitës në projektin e zbatuar të investimit capital në Radevë përmes të cilit u ilustrua se si strategjitë që rezultojnë nga dokumentet komunale të planifikimit formësojnë ndryshimet pozitive në terren, pjesëmarrësit patën mundësinë që të vizitojnë edhe disa nga vendet më karakteristike në komunë, si Manastiri i Graçanicës dhe lokaliteti arkeologjik i Ulpianës.

Dita e dytë dhe e tretë e trajnimit u përbë nga tri sesione interaktive, gjatë të cilave u prezentuan metodologjitë për menaxhim të projekteve të investimit kapital përmes qasjes me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, aplikimin praktik të kësaj qasje dhe principeve dhe teknikave për dizajnim të qëndrueshëm urban përmes një ushtrimi grupor katër pjesësh të bazuar në role. Moduli i trajnimit gjithashtu ofroi një pasqyrë gjenerike të kërkesave  të prokurimit dhe menaxhimit të kontratës.

Sesionet e trajnimit u udhëhoqën prej trajnerëve nga komunat partnere; për më tepër ata i shtuan vlerë modulit te trajnimit me përvojën e tyre personale në aplikimin e qasjes me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse    zhvillimin e projekteve të investimeve kapitale por përveq tjerash duke demonstruat se si kjo qasje mund të kontriboj në përmirësimin e procesit të zhvillimit të projekteve në komunat e përfaqësuara në trajnim. Kjo "nismë" përveq se e mirëseardhur u tregua shumë e suksesshme.

Ky trajnim u bashkëfinancua  nga  Swedish Development Cooperation dhe Friedrich Ebert Stiftung.

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje