Lajme dhe Ngjarje

Bllok pas Blloku në Prishtinë: Të rinjtë dhe komuniteti punojnë për përmirësimin e hapësirave publike!

Në kuadër të Programit Global për Hapësirat Publike të UN-Habitat-it,  Komuna e Prishtinës dhe UN-Habitat në Kosovë u bashkuan ekipet për implementimin e pilot iniciativës Bllok pas Blloku në mbështetje të vendim-marrjes me pjesëmarrje publike për përmirësimin e hapësirave publike. Në këtë kontekst, dhe si vazhdim i takimit për informim të publikut të mbajtur më 3 shtator 2015 në lagjen "Bregu i Diellit", punëtoria Minecraft u mbajt nga 11 deri më 14 shtator 2015 në mjediset e kolegjit "Iliria", në Prishtinë. Punëtoria rezultoi me një project të ri dhe inovativ, krijuar bashkarisht përmes pjesëmarrjës kolektive dhe përdorimit të softuerit për lojë "Minecraft", për hapësirën publike që gjendet në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë.

Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se 70 pjesëmarrës, të përbërë nga të rinjë nga mosha shtatë e më shumë vjeç, komuniteti lokal, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe Komunës e poashtu edhe profesionist të planifikimit dhe projektimit urban.

Punëtoria u hap bashkarisht nga z.Liburn Aliu, Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Komuna e Prishtinës, znj. Gwendoline Mennetrier, Udhëheqëse e UN-Habitat-it Zyra në Kosovë dhe z. Arbër Reçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit "Iliria" në cilësinë e partnerit mbështetës. Z. Aliu përshëndeti pjesëmarrësit në emër të Komunës dhe theksoi rëndësinë e iniciativës dhe kontributin e paraparë në avancimin e angazhimit të publikut, veçanërisht të rinjëve, në projektimin e hapësirave publike. Znj. Mennetrier prezantoi Minecraft-in si mjet shtytës për njerëzit e orientuar në planifikimin e qytetit duke sjellur së bashku qytetarët dhe profesionistët me qëllim të diskutimit dhe propozimit të opcioneve për projektim dhe revitalizim të hapësirave urbane. Ajo poashtu i ftoi pjesëmarrësit për një rrugëtim katër ditorë të përbërë nga prezantime inspiruese, përvoja dhe qasje, diskutime dhe konsultime të komunitetit e poashtu këshilla për projektimin e hapësirave publike dhe skenareve të projektimit në Minecraft... dhe lojë.

Punëtoria, si aktivitet kyç që shënon projektin, synon angazhimin e palëve të interesit, dhe veçanërisht të rinjtë në integrimin dhe zhvillimin e "ish-lokacionit të tregut të gjelbërt" në lagjen "Bregu i Diellit" në mjedisin përreth duke përdorur "Minecraft".

Në ditën e parë, pjesëmarrësit u njohën me objektivat e projektit dhe procesin, planifikimin e hapësirave publike, parimet e projektimit dhe menaxhimit, shoqëruar me shembuj ndërkombëtarë dhe raste studimi lokale nga përvoja e UN-Habitat-it në bërje të vendeve. Prezantimet dhe diskutimet interaktive u plotësuan me një vizitë në lokacionin e projektit, që kishte për synim njoftimin e pjesëmarrësve me lokacionin. Vizita u pasua me punën në fokus grupe dedikuar identifikimit të përbashkët të sfidave dhe problemeve kyçe për përmirësim në lokacionin e projektit. Dita e parë përfundoi me njoftimin mbi softuerin për lojë "Minecraft" dhe praktikat përkatëse ndërtuese e poashtu me mundësi të përdorimit të softuerit duke përdorur modelin e lokacionit.

Në ditën e dytë, pjesëmarrësit u ndanë në grupe të vogla nga 2- 4 anëtarë dhe projektuan modele dhe zgjidhje ndërtimore të ndryshme duke përcjellur parimet e pajtuara në ditën e parë.

Gjatë ditës së tretë, ekipet paraqitën propozim- modelet përkatëse duke shpjeguar ato dhe duke ofruar sqarime për ato. Modeli përfundimtar u ndërtua përmes mënyrës "on-line multiplayer" bazuar në idetë që rrodhën nga propozimet e ekipeve.

Gjatë ditës së katërt, pjesëmarrësit prezantuan disa nga idetë më kreative të propozuara gjatë punëtorisë dhe përfundimisht para një audience më të gjerë përfshirë Kryetarin e Komunës së Prishtinës prezantuan modelin përfundimtar.

Me atë rast, Kryetari Shpend Ahmeti, tha: "Sot kam kënaqësinë që jam në mesin e të gjithë pjesëmarrësve që iu përkasin moshave të ndryshme të cilët kanë punuar në realizimin e këtij projekti. Është befasuese se sa kreativë janë veçanërisht të rinjtë me lojën "Minecraft" dhe se sa shpejtë i vendosin blloqet në vendet e duhura. Kjo flet se gjeneratat e reja në të ardhmen do të jenë shumë më të avancuara sesa ne që nuk i kemi pasur këto mundësi teknologjike. Ne jetojmë në një Komunë, në një bashkësi. Ne duhet të krijojmë mendësi përmes së cilës ne bashkarisht duhet të marrim vendime se si duhet të duket një pjesë e caktuar e lagjes ku jetojmë. Kësaj radhe kemi zgjedhur lokacionin në lagjen "Bregu i Diellit". Vitin e kaluar ne i kemi larguar disa objekte të përcaktuara për tregun që nuk janë funksionalizuar asnjëherë. Pas largimit, aty kishte mbetur një hapësirë e zbrazët që është hapësirë e jona e përbashkët. Tani, është vetë komuniteti lokal që me idetë e tyre do të vendos se si do të duket kjo hapësirë publike përmes Iniciativës Minecraft.

Punëtoria arriti kulminacionin me dhënien e çertifikatave për kreatitvitet për të gjithë pjesëmarrësit duke njohur kontributin e tyre unik në projektimin e ish-lokacionit të tregut të gjelbërt në lagjen "Bregu i Diellit"

 Kjo ngjarje rezultoi jo vetëm me vetëdijësim në projektimin dhe menaxhimin e hapësirave publike por poashtu me shtatëmbëdhjetë propozime të cilat reflektojne funksione të mundshme dhe mundësi të projektimit si dhe një zgjidhje përfundimtare, që do të shërbejë si bazë për hartimin e projektit të detajuar, që do të implementohet përmes një mekanizmi të bashkë financimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe UN-Habitat-it Zyra në Kosovë. Të dy aktivitetet, hartimi i projektit të detajuar dhe implementimi përkatës do të jenë temë e konsultimeve të vazhdueshme me komunitetin lokal.

Aktiviteti është mbështëtur dhe udhëhequr nga profesionist lokal dhe ndërkombëtarë në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe informimit, planifikimit dhe projektimit urban.

Aktivitetet e punëtorisë janë organizuar edhe falë ndihmës së Kolegjit "Iliria" dhe OJQ-së lokale Green Art Center.

 Shënim:

"Bllok pas Blloku" është një partneritet inovativ ndërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat), agjension i KB që promovon qyteza dhe qytete të qëndrushme, dhe Mojang, krijuesit e Minecraft. Bllok pas Blloku përfshin të rinjtë në projektimin e hapësirave publike. Minecraft ka dalë të jetë një mjet i përsosur për lehtësimin e procesit. Partnertiteti katër vjeçar do ta mbështesë Rrjetin e Zhvillimit të Qëndrueshëm Urban të UN-Habitat-it që deri në vitin 2016 të përmirësoj 300 hapësira publike.

 

Na ndiqni në:

https://www.facebook.com/Bllok-pas-Blloku-Prishtin%C3%AB-809734692479157/timeline/

http://www.blockbyblock.org/

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje