Lajme dhe Ngjarje

Vazhdon rrugëtimi i shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për vetë qëndrueshmëri"

Grupi i trajnerëve të cilët përfunduan "Trajnimin e Trajnerëve" për Menaxhimin e Projekteve të Investimit Kapital (PIK) vazhduan me sukses lehtësimin e shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për vetë qëndrueshmëri" për kolegët e tyre nga Komunat e tjera të Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Blloku i dytë i trajnimeve i organizuar nga Programi për Mbështetje të Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP), i cili mblodhi 17 komuna, u mbajt nga data 8 deri më 10 shtator në Prizren dhe Ferizaj.

Moduli i trajnimit ishte i përbërë nga tre sesione interaktive të cilat paraqitën qasjen e MuSPP-it në menaxhimin e projekteve të investimit kapital përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës, si dhe mjetet përkatëse metodologjike dhe parimet bazë të dizajnit të qëndrueshëm urban. Pjesëmarrësit patën rastin që të aplikojnë këto parime përmes ushtrimit katër pjesësh bazuar në luajtjen e roleve, ushtrim i cili mundësoi një reflektim të përbashkët brenda grupeve se si proceset e zhvillimit të projektit mundë të përmirësohen në komunat e tyre.

Ndihmesë e veçantë gjatë diskutimit në të dyja rastet erdhi nga zyrtarët komunal të cilët mbajtën (lehtësuan) trajnimet në cilësinë e trajnerit, duke ndarë përvojën e tyre me shembuj praktik të përfitimeve gjatë aplikimit të qasjes gjithëpërfshirëse në proceset e zhvillimit të projekteve.  

Trajnimet u ndoqën nga gjithsej 30 pjesëmarrës, me përfaqësues nga të gjitha komunitetet etnike të komunës së Prizrenit, Dragashit, Mamushës, Rahovecit, Malishevës, Suharekës, Shtërpcës, hanit të Elezit, Kaçanikut, Ferizajt, Vitisë, Kllokotit, Parteshit, Gjilanit, Ranillugut, Kamenicës dhe Novobërdës.    

 

 

     

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje