Lajme dhe Ngjarje

Trajnimi për Pjesëmarrjen Publike në Planifikim Hapësinor për të gjitha komunat e Kosovës filloi suksesshëm në regjionin e veriut

 "Trajnimi i Grupeve të Synuara", si i pari i modulit të Pjesëmarrjes Publike në Planifikim Hapësinor u mbajt në Mitrovicën e Veriut nga data 8 deri 10 shtator 2015 nga trajnerët që ishin identifikuar gjatë "Trajnimit të Trajnerëve", në kuadër të Shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it (Programit të Mbështetjes së Komuna në Planifikim Hapësinor) "Udhërrëfyesi im drejt vetëqëndrueshmërisë".   Grupi i trajnerëve ishte i përbërë nga zyrtarë të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut , Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, dhe ishte i mbështetur nga ekipi i MuSPP-it/UN Habitat-it.

21 pjesëmarrësit e qeverisë dhe shoqërisë civile të cilët vinin nga 7 komunat e Kosovës veriore si: Mitrovica Veriore, Mitrovica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveqani, Podujeva dhe Vushtrria; ndoqën trajnimin tre ditor me një program të ngjeshur por të njëjtën kohë edhe të shumëllojshëm me prezantime dhe punë grupore.  

Dita e parë filloi me fjalën hyrëse të Znj. Gwendoline Mennetrier, Kryekëshilltare Teknike e MuSPP-it rreth përvojës, arritjeve dhe mësimeve e nxjerra të MuSPP-it përgjatë një dekade të bërjes së qyteteve më të mira në Kosovë. Ajo gjithashtu theksoi potencialin e trajnimit në fjalë për të  inspiruar pjesëmarrësit në hartimin dhe zbatimin e planeve hapësinore në komunat e tyre në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrje.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë marrë njohuri rreth kuptimit dhe menaxhimit të procesit të pjesëmarrjes publike dhe integrimi i çështjeve gjinore në planifikim hapësinor të cilat u dhanë përmes shembujve ilustrues të Vizionimit. Për më shumë, trajnimi ofroi kornizën konceptuale dhe ligjore për pjesëmarrjen publike dhe perspektivën gjinore në lidhje me procesin e planifikimit hapësinor përmes qasjes praktike hap-pas-hapi në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të pjesëmarrjes publike.       

Trajnerët e MUSPP-it ia shtuan vlerën këtij trajnimi duke i ndarë pikëpamjet dhe njohuritë e tyre për adresimin dhe zgjidhjen më të mirë çështjeve me të cilat pjesëmarrësit ballafaqohen në qeveritë e ndryshme lokale apo qendrore. 

Transmetimi i njohurisë përfshiu edhe ushtrimet e bazuara në luajtjen e roleve dhe shembujve të rasteve lokale. Ushtrimet ishin të dizajnuara në atë mënyrë që të mundësonin mësimin përmes qasjes shumë interaktive duke filluar me dallimet në mes gjinisë dhe seksit, si dhe nevojave të grave dhe burrave gjatë proceseve të planifikimit në komunë. Kjo u përcoll me zhvillimin e analizës të palëve të interesit për tri komuna me kontekst të ndryshëm, hartimin e një vizioni të përbashkët nga palë të ndryshme të interesit duke luajtur secili rolin e vet, si dhe duke e konkretizuar me hartimin e një plani të detajuar të aktiviteteve për procesin e pjesëmarrjes publike.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e qeverisë lokale dhe qendrore si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile patën shansin të shkëmbejnë përvojat dhe të diskutojnë sfidat në përfshirjen e publikut në procesin e hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planeve hapësinore në komunat e tyre me komunitete me shqiptarë, serbë dhe boshnjak.  

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje