Lajme dhe Ngjarje

Sot shënohet Dita Botërore e Habitat-it

Kombet e Bashkuara e kanë përcaktuar të hënën e parë të tetorit të çdo viti si Ditën Botërore të Habitat-it. Qëllimi i Ditës Botërore të Habitat-it është pasqyrimi i gjendjes së qytezave dhe qyteteve tona; gjithashtu ka për qëllim t'i përkujtojë botës se ne të gjithë kemi fuqinë dhe përgjegjësinë për formësimin e të ardhmes së qyteteve dhe qytezave tona.

 Këtë vit, Dita Botërore e Habitat-it festohet me 5 tetor 2015 nën temën Hapësira Publike për të Gjithë. Kjo është duke u bërë në partneritet ndërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-Habitat) dhe iniciativës HeforShe (AipërAte) të promovuar nga UN-Women me qëllim të promovimit të rolit të ngjashëm të burrave dhe grave në krijimin e hapësirave publike të barabarta gjinore për të gjithë.  Është një mundësi unike për ngritjen e vetëdijesimit mbi nevojën dhe vlerën e hapësirave publike dhe rrugëve të dizajnuara dhe menaxhuara mirë në promovimin e barazisë gjinore, përmirësimin e kohezionit të komunitetit, sigurisë dhe mjedisit të shëndetshëm të jetesës për të gjithë qytetarët, si dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

 Me këtë rast, Dr. Joan Clos, Drejtori Ekzekutiv i UN-Habitat-it theksoi se "karakteri i një qyteti përcaktohet nga rrugët e tij dhe hapësirat publike. Nga sheshet dhe bulevardet deri tek kopshtet e lagjes dhe fushat e lojërave për fëmijë, hapësira publike i jep formë imazhit të qytetit. Matrica lidhëse e rrugëve dhe hapësirave publike formon skeletin e qytetit mbi të cilin qëndron gjithçka tjetër (...).

Si në një "yin - yang" perfekt, qyteti duhet të alokojë për hapësirat e hapura, parqet dhe sheshet së paku proporcionin e njëjtë si në hapësirën private (...).

Cilësia e jetës për njerëzit në qytete është drejtpërdrejtë e ndërlidhur me gjendjen e hapësirave të tyre publike. Hapësira publike ofron hapësirë për ndërveprim social dhe kulturor dhe mund të nxisë një ndjesi të përkatësisë dhe krenarisë në një zonë. Një hapësirë publike që është e hapur për të gjithë, pavarësisht origjinës etnike, moshës apo gjinisë, ofron një forum demokratik dhe nxit lidhjet shoqërore. Këto hapësira formësojnë identitetin kulturor të një zone, janë pjesë e karakterit unik të saj dhe ofrojnë një ndjesi të vendit për komunitetet lokale. Ndarja e hapësirave të përbashkëta është shpirti i qytetit."

Programi për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal, i cili zbatohet nga UN-Habitat dhe financohet nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme përgjatë viteve në hapësirat publike nëpërmjet dizajnimit dhe zbatimit të hapësirave të përmirësuara publike në mënyrë pjesëmarrëse në një shumëllojshmëri të komunave të Kosovës. Në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunat në fjalë, programi gjithashtu ka zhvilluar procese dhe mjete për  të promovuar dhe siguruar që hapësirat publike janë më të përshtatshme, favorshme dhe të sigurta për gratë dhe fëmijët, personat më të moshuar dhe personat me nevoja të veçanta. Kohët e fundit, UN-Habitat në Kosovë ka formuar një ekip me Komunën e Prishtinës me qëllim të angazhimit të rinisë, komuniteteve dhe profesionistëve urban  në dizajnimin e "ish-Tregu të Gjelbërt" në Kodrën e Diellit, Prishtinë nëpërmjet përdorimit të Minecraft, drejt një hapësire publike të përmirësuar, e cila është e qasshme dhe e këndshme për të gjithë.

Të sigurohemi të GJITHË se reflektojmë në nevojën për planifikimin dhe menaxhimin e hapësirave publike sa i përket Qëllimit 11 të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB dhe e cila formulon ambicien për t'i bërë qytetet dhe vendbanimet njerëzore gjithëpërfshirëse, të sigurta, rezistente dhe të qëndrueshme.

 

Na ndiqni në:

htpp://www.unhabitat.org/world-habitat-day/

http://www.unhabitat-kosovo.org

https://www.facebook.com/Bllok-pas-Blloku-Prishtin%C3%AB-809734692479157/timeline/

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje