Lajme dhe Ngjarje

Një moment i veçantë për "Përmbledhjen e udhëzuesve të MuSPP-it për vetë-qëndrueshmëri" - Moduli i Menaxhimit të Projekteve të Investimeve Kapitale shpaloset për të gjitha Komunat

Grupi i trajnerëve të cilët përfunduan "Trajnimin e Trajnerëve" për Menaxhimin e Projekteve të Investimit Kapital (PIK) përfunduan me sukses shpalosjen e modulit për kolegët e tyre dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha Komunat e Kosovës. Segmenti i fundit i trajnimeve rreth PIK-ve i organizuar nga Programi për Mbështetje të Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP), i cili mblodhi 14 komuna, u mbajt nga data 29 shtator deri më 01 tetor në Prishtinë dhe Pejë.

Moduli i trajnimit ishte i përbërë nga tre sesione interaktive të cilat paraqitën qasjen e MuSPP-it në menaxhimin e projekteve të investimit kapital përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës, si dhe mjetet përkatëse metodologjike dhe parimet bazë të dizajnit të qëndrueshëm urban. Pjesëmarrësit patën rastin që të aplikojnë këto parime përmes ushtrimit katër pjesësh bazuar në luajtjen e roleve, ushtrim i cili mundësoi një reflektim të përbashkët brenda grupeve se si proceset e zhvillimit të projektit mundë të përmirësohen në komunat e tyre.

Pjesëmarrësit vlerësuan arritjet në aplikimin e qasjes së MuSPP-it, e cila kontribuon në menaxhim më të mirë të proceseve të tilla si dhe arritjen e rezultateve më të qëndrueshme në terren. Si dëshmi e pohimeve të tilla ishin shembujt e projekteve të realizuara nga MuSPP-i, të cilat u shpalosen nga pjesëmarrësit qëpërfaqësuan komunat partnere. Kontribut të veçanë gjatë diskutimit në të dyja rastet erdhi nga zyrtarët komunal të cilët mbajtën (lehtësuan) trajnimet në cilësinë e trajnerit, si përfitues direkt përmes angazhimit aktiv në aplikimin e qasjes me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në proceset e zhvillimit të projekteve.

Trajnimet u ndoqën nga gjithsej 39 pjesëmarrës, me përfaqësues nga të gjiha komunitetet etnike të komunës së Prishtinës, Obiliqit, Drenasit, Skenderajit, Graçanicës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Shtimës, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës, Klinës, Istogut.

Këto trajnime u bashkëfinancua nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje