Lajme dhe Ngjarje

Trajnimi për Pjesëmarrjen Publike në Planifikim Hapësinor vazhdon të mbahet edhe për komuna tjera

"Trajnimi i Grupeve të Synuara" në modulin e Pjesëmarrjes Publike në Planifikim Hapësinor ka vazhduar të mbahet edhe në regjionet e Ferizajt dhe Prizrenit nga grupi i trajnerëve që ishin identifikuar më herët gjatë "Trajnimit të Trajnerëve", si pjesë e shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it " Udhërrëfyesi im drejt Vetë-Qëndrueshmërisë". Trajnerët vinin nga Komunat e Ferizajt, Gjilanit, dhe Graçanicës; Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, organizatat joqeveritare si dhe Universiteti i Prishtinës; dhe u mbështetën nga ekipi i UN Habitat-it / MuSPP-it. Trajnimet treditore u mbajtën paralelisht në Ferizaj dhe Prizren nga 29 shtatori deri më 1 tetor 2015.

Sesioni trajnues filloi me një prezantim rreth përvojës dhe mësimeve të nxjerra të MuSPP-it përgjatë periudhës dhjetë vjeçare implementuese, e përbërë nga një larmi e projekteve planifikuese hapësinore dhe të investimit kapital dhe e lidhur ngushtë me procese gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Përmes prezantimeve dhe ushtrimeve, sesionet e ndryshme trajtuan pjesëmarrjen publike, vizionimin, vlerësimin mbi implikimet e ndryshme gjinore dhe perspektivat e saj gjatë planifikimit hapësinor dhe përvojën e vlerësuar lartë të MuSPP-it me komunat kosovare. Si rezultat, ushtrimet ishin përgatitur në atë mënyrë që pjesëmarrësit u vunë në pozita realiste të të qenit të përfshirë në çështje gjinore, identifikim të palëve të interesit, arritje të një vizioni konsensual, zbërthim të strukturës së aktiviteteve për një aktiviteti publik, etj; dhe ata duhej ti zgjidhnin këto çështje duke punuar së bashku në grup, duke luajtur rolet e palëve të ndryshme të interesit, duke prezantuar rezultatet, etj. Diskutimet ishin gjithashtu të rëndësishme pasi që ishin një mënyrë shumë interaktive e plasimit dhe shkëmbimit të informacionit rreth përvojave dhe këndvështrimeve të ndryshme rreth sfidave të ballafaquara dhe zgjidhjeve të mundshme.

Pjesëmarrësit nga të dy regjionet (Ferizajt, Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Vitisë si dhe Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Malishevës dhe Prishtinës) në mënyrë ceremoniale në fund u pajisën me certifikata të pjesëmarrjes në trajnim.    

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje