Lajme dhe Ngjarje

Cikli i trajnimeve pёr "Pjesёmarrjen Publike nё Planifikim Hapёsinor'' u pёrmbyll suksesshёm nё Pejё dhe Prishtinё

Prej 6 deri mё 8 tetor, trajnimet  3-ditore mbi ''Pjesёmarrjen Publike nё procesin e Planifikimit Hapёsinor'' paralelisht u mbajtёn nё Pejё dhe Prishtinё. Qё tё dy trajnimet u mbajtёn nga grupi i trajnerёve, paraprakisht tё identifikuar dhe trajnuar gjatё procesit tё ''Trajnimi i Trajnerёve'', si pjesё e Shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it (Programit të Mbështetjes së Komuna në Planifikim Hapësinor) "Udhërrëfyesi im drejt vetëqëndrueshmërisë".

Pjesёmarrёsit ishin nga sektorё tё ndryshёm si p.sh. zyrtarё komunal, zyrtarё nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapёsinor si dhe pёrfaqёsues nga organizatat e shoqёrisё civile siç ishte rasti i  Shoqatёs sё Bjeshkatarёve ''Pashtriku'' nga Gjakova, ''Syri i Vizionit'' nga Peja, ''Developing Together'',  ''Qendra pёr Trajnime dhe Studime Gjinore'' dhe ''Konsumatori'' nga Prishtina, grupmoshave dhe gjinive tё ndryshme, çka i bёnte sesionet e trajnimeve mё efektive dhe atraktive.

Sikurse edhe nё trajnimet e mёhershme, pёrmbajtja e trajnimit ishte diverse me prezantime, ushtrime dhe diskutime interaktive nё mes tё trajnerёve dhe pjesёmarrёsve. Trajnerё iu ofruan pjesёmarrёsve informacione mbi rёndёsinё e pjesёmarrjes publike, hapat dhe procesin e pjesёmarrjes publike, vizionimin, perspektivёn gjinore nё planifikim hapёsinor si dhe rёndёsinё e saj nё procesin e planifikimit hapёsinor.

Nё mёnyrё qё ta kuptojnё mё mirё dhe praktikisht gjithё procesin, njё seri ushtrimesh tё ndryshme u organizuan prej identifikimit tё akterёve pёr tu pёrfshirё nё procesin e planifikimit hapёsinor, simulimit tё roleve gjinore nga pjesёmarrёsit, ngritjёs sё prioriteteve nga perspektiva gjinore, hartimit tё deklaratёs sё pёrbashkёt tё vizionit e deri te pёrgaditja e planit tё aktiviteteve dhe ndarja e detyrave dhe pёrgjegjёsive. Sesionet e ushtrimeve ndihmuan pjesёmarrёsit qё tё komunikojnё dhe bashkёpunojnё mё lehtё, por edhe tё shkёmbjenё dhe debatojnё rreth ideve tё tyre sidomos kur ato nuk ishin tё njejta.  

Pas pёrfundimit tё sesioneve tё trajnimit, iu ndajtёn çertifikatat e pjesёmarrjes tё gjithё pjesёmarrёsve nga regjionin i Pejёs (Pejё, Deçan, Gjakovё dhe Junik), si dhe nga regjioni i Prishtinёs (Prishtinё, Skёnderaj, Graçanicё, Shtime, Lipjan, dhe Fushё Kosovё). Çertifikata u ndanё edhe pёr 6 trajnerёt e tё dy regjioneve si vlerёsim i performancёs sё tyre gjatё pёr mbajtjes sё trajnimit. Gjatё kёsaj ceremonie Drejtori i Urbanizmit nё komunWn e Pejёs, shfrytёzoi rastin tё falenderoi UN-Habitatin pёr pёrkrahje nё fuqizimin e kapaciteteve lokale nё fushёn e planifikimit hapёsinor.

Tё dhёnat nga vlerёsimi pas trajnimit tregojnё se sesionet e trajnimit janё vlerёsuar lartё, si nё aspektin organizativ, menaxherial poashtu edhe sa i pёrketё cilёsisё. 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje