Lajme dhe Ngjarje

Moduli i trajnimit mbi Vlerësimim Strategjik Mjedisor është lansuar plotësisht në Mitrovicën e Veriut

Në kuadrin e shpalosjës së Përmbledhjës së MuSPP-it drejt Vetë-qëndrueshmërisë, trajnimi i parë i Grupeve të Synuara për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) është mbajtur në Mitrovicën e Veriut nga 6 deri më 8 tetor. Trajnimi është lehtësuar nga trajnerët e identifikuar në fazën Trajnimit të Trajnerëve, përkatësisht zyrtarëve që vijnë nga Komuna e Pejës, Parteshit dhe Mitrovicës Veriore.

Trajnimi është hapur me fjalën hyrëse përkitazi me qëllimin e Udhëzuesve të MuSPP-it, një reflektim mbi një dekadë të MuSPP-it në mbështetje të komunave dhe institucioneve qendrore në fushën e planifikimit hapësinor dhe mjedisor si dhe në demonstrimin e zbatimit të planifikimit strategjik në terren nëpërmjet Projekteve te Investimeve Kapitale.

Trajnimi është zhvilluar në 6 sesione, përmes prezantimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve. Sesionet kanë mbuluar tema të legjislacionit, të qasjeve të ndryshme konceptuale dhe metodologjike për hartimin e vlerësimeve strategjike mjedisore, të politikave, planeve, programeve dhe projekteve; si dhe të metodave dhe mjeteve të përdorura për integrimin e VSM-ve në planifikimin strategjik dhe vendim-marrje. Rëndësia e hartimit të VSM-ve, paralelisht me hartimin e planeve dhe programeve për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre dhe një zbatim me konsideratë të lartë ndaj mjedisit, është theksuar dhe ilustruar me shembuj praktik të VSM-ve që janë të hartuar me mbështetje të MuSPP-it.

Pavarësisht nga fakti se ky modul është shumë teknik ndërsa vetë VSM-ja një praktikë dhe një kërkesë mjaft e re në Kosovë dhe madje edhe në vendet e zhvilluara, mund të shohim, se nga puna në grupe dhe sidomos nga ushtrimet e prezantuara, substanca e dhënë është kuptuar dhe madje është përkthyer shumë mire në kontekstin lokal.

Pjesëmarrësit në trajnim ishin zyrtarë komunal nga Mitrovica, Zveçani, Leposaviqi, Mitrovica Veriore dhe Vushtrria dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si p.sh. "Omladinska inicijativa" nga Leposaviqi, "Mundësia" dhe "Gjeomjedisi" nga Mitrovica.

Sinergjia ndërmjet pjesëmarrësve dhe lehtësuesve me arsimim dhe përvoj të ndryshme profesionale në

planifikim hapësinor dhe mjedis, sektorë të ndryshëm qeveritar dhe jo-qeveritar, si dhe etni të ndryshme, ka bëre trajnimin mjaft energjik dhe interaktiv.

Në fund, gjate nje ceremonie, pjesëmarrësve iu janë ndarë certifikatat e pjesëmarrjes ndërsa trajnerëve u janë ndarë ato për efektshmëri të shquar në ofrimin e trajnimit.

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje