Lajme dhe Ngjarje
Trajnim për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për plane hapësinore shkelqen në Prishtinë
Në serinë e trajnimeve nga MuSPP-i/ Shpalosja e Përmbledhjës së Udhëzuesve të Qëndrueshmërisë, trajnimi i dytë i grupeve të synuara për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) u mbajt në Prishtinë nga 20 deri me 22 tetor, lehtësuar nga trajnerë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Komuna e Pejës dhe Mitrovicës Veriore.
Trajnimi u vijua nga zyrtarë nga komuna e Gllogocit, Fushë Kosovës, Graçanicës, Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Shtimes dhe Skenderajit; nga MMPH-ja- Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit, si dhe nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të tilla si "Shoqata e Grave- Policia e Kosovës" dhe "Developing Together".
Trajnimi i tretë i grupeve të synuara për hartimin e Vleresimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) do të zhvillohet nga 27- 29 tetor, në Prizren.
Lexoni më shumë:
Moduli i trajnimit mbi Vlerësimim Strategjik Mjedisor është lansuar plotësisht në Mitrovicën e Veriut
Sesionet e Trajnimeve për Trajnerë (TT) vazhdojnë një hap më tej: Hartimi i Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për Plane Hapësinore tani ka përfunduar