Lajme dhe Ngjarje

Një arritje e rëndësishme e shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri" me fillimin e modulit të PZHK-së

Si  pjesë e procesit të shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri, Trajnimet e para të Grupeve të Synuara për Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK-ve) u mbajtën paralelisht në Prishtinë dhe Ferizaj prej 27 deri në 29 tetor. Këto trajnime kishin si cak përfaqësuesit nga 19 komuna dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe në të njëjtën kohë u lehtësuan nga trajnerët të cilët u identifikuan gjatë fazës së Trajnimit të Trajnerëve - respektivisht zyrtarët komunal të Pejës, Malishevës, Rahovecit, Gjilanit dhe Graçanicës.  

Moduli i trajnimit për hartimin e PZHK-së është i strukturuar në shtatë sesione dhe secili nga ta përbëhet prej komponentëve të prezantimit/diskutimit dhe ushtrimeve praktike si një format interaktiv i shkëmbimit të qasjes së MuSPP-it në hartimin e strategjive zhvillimore komunale. Përmes punëve grupore pjesëmarrësit kishin mundësinë të aplikojnë dhe zhvillojnë komponentët e procesit të PZHK-së dhe në këtë mënyrë u nxitën diskutime dhe konsiderata të vlefshme për përmirësim të mëtejshëm të procesit në kuadër të vlerësimit të gjendjes ekzistuese, hartimit të planit zhvillimor si dhe implementimit dhe monitorimit të planit. Vëmendje e veçantë iu dha edhe përgatitjes dhe ngritjes së kapaciteteve brenda-komunale si elemente kyçe për një proces gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës. 

Prezantim të veçantë gjatë trajnimit pati edhe rreth reformave të planifikimit në Kosovë. Prezantimi i kornizës së re ligjore u mbajt nga përfaqësuesit e MMPH-së, duke përfshirë edhe kërkesat dhe obligimet ligjore për hartimin e PZHK-së të cilat nxitën interes të veçantë të pjesëmarrësve.  

Trajnimet u ndoqën nga 38 pjesëmarrës që vinin nga MMPH-ja si dhe nga komunat e Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë Kosovës, Gllogocit, Graçanicës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Kamenicës, Kllokotit, Novobërdës, Obiliqit, Parteshit, Ranillugut, Skenderajt, Shtërpcës, Shtimes dhe Vitisë.  

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje