Lajme dhe Ngjarje

Shpalosja e "Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri" shënon një tjetër arritje - me sukses u përmbyllën trajnimet e modulit të PZHK-së në Pejë dhe Prizren

Moduli mbi Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK-ve),  si pjesë e shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri" pas pesë trajnimeve të organizuara në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë Veriore,  Pejë dhe Prizren u përfundua me sukses. Këto ishin trajnime për grupe të përzgjedhura të cilat u ndoqën nga më shumë se 100 përfaqësues nga komunat e Kosovës, niveli qendror, si dhe nga shoqëria civile.

Qytetet e Pejës dhe Prizrenit mirëpritën pjesëmarrësit nga 12 komunat e kosovës perëndimore dhe MMPH në trajnimet finale mbi Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK-ve). Këto trajnime u mbajtën nga data 10 deri 12 nentor dhe morën pjesë rreth 38 përfaqësues nga komunat  Dragash, Gjakovë, Istog, Junik, Klinë, Malishevë, Mamushë, Prizren, Pejë, Rahovec, Suharekë si dhe nga MMPH.

Përmes prezantimeve interaktive dhe ushtrimeve në grupe pjesëmarrësit kishin mundësi të kuptojnë dhe diskutojnë, si dhe të aplikojnë dhe zhvillojnë komponentet e procesit të PZHK-së. Një rëndësi e veçantë i është dhënë përmirësimit të mëtejshëm të procesit sa i përket vlerësimit të gjendjes ekzistuese, hartimit të planit zhvillimor, si dhe zbatimit dhe monitorimit të tij. Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan dhe dhanë propozime për aranzhimin dhe ngritjen e kapaciteteve të komunës për hartimin e planeve me forca vetanake, si elemente kyçe për një proces gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrje.  

Segment me rëndësi i trajnimit ishte reforma e planifikimit në Kosovë. Kërkesat dhe obligimet për hartimin e PZHK-së, si pjesë të kornizës së re ligjore, u prezantuan nga përfaqësuesit e MMPH-së.

Trajnimi u mbajt nga trajnerët nga Komunat Malishevë, Mitrovicë Veriore, Pejë dhe Rahovec, të mbështetur nga ekipi i MuSPP-it/UN-Habitat-it. 

Seanca ceremoniale përmbylli trajnimet përmes dhënjes së çertifikatave pjesëmarrësve.  Si mirënjohje për performancën e treguar gjatë mbajtjes së trajnimit, çertifikatat i'u dhanë gjithashtu edhe të gjithë trajnerëve. 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje