Lajme dhe Ngjarje

Udhëtimi i ''Udhërrëfyesit të MuSPP drejt vetë-qëndrueshmërisë''

Udhëtimi i ''Udhërrëfyesit të MuSPP drejt vetë-qëndrueshmërisë'' ka filluar në qershor të vitit 2015, me qëllim të trajnimit të 500 individëve të ndryshëm nga të gjitha komunat e Kosovës. Grupet e synuara ishin zyrtarët që punojnë për institucionet publike dhe organizatat jo-qeveritare në nivel lokal. Këta përfaqësues janë identifikuar në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e komunave, drejtorët e drejtorive përkatëse ose drejtorët ekzekutivë të OJQ-ve, për t'u trajnuar në katër module: Pjesëmarrja e Publikut në Planifikim Hapësinor, Hartimi  i Planeve Zhvillimore Komunale, Hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për planet hapësinore si dhe Menaxhimi i Projektet të Investimeve Kapitale.

Gjashtë muaj më vonë, objektivi u arrit. Pas një angazhimi dhe pune të jashtëzakonshme, të gjitha trajnimet përfunduan me sukses duke sjellë në total rreth 400 persona të trajnuarit. Trajnimi i parë i dedikuar për Menaxhimin e Projekteve të Investimeve Kapitale u mbajt në Prishtinë, në qershor të vitit 2015 dhe ishte i dizajnuar dhe përshtatur për përfaqësues të drejtorive të ndryshme komunale nga komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok. Ndërsa trajnimi i fundit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor u mbajt në Pejë , në nëntor 2015, duke shënuar fundin e lumtur të këtij udhëtimi.

Në përgjithësi, trajnimet janë organizuar në 5 regjione të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë, dhe janë facilituar nga grupi i trajnerëve të identifikuara më herët gjatë procesit të ''Trajnimi i trajnerëve'', si pjesë e shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it (Programit të Mbështetjes së Komuna në Planifikim Hapësinor) ''Urdhërrëfyesi im drejt vetëqëndrueshmërisë''. Njëzetë e shtatë (27) trajnerët ishin nga sektorë të ndryshëm, si: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjensia Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit, Drejtoritë e Urbanizmit brenda komunave të ndryshme, Zyra Administrative për Mitrovicën e Veriut dhe organizata joqeveritare.

Pjesëmarrësit ishin nga sektorë të ndryshëm: qeveritar, jo-qeveritar dhe disa prej tyre edhe nga sektori privat. Grupi i pjesëmarrësve për secilin modul ishte i ndryshëm jo vetëm në aspektin e moshës dhe gjinisë, por edhe sa i përket përvojës së tyre, institucionit apo sektorit që ata përfaqësonin. Kjo përbërje e grupeve të trajnimit, krijoi një forum të përshtatshëm për diskutim dhe shkëmbimin të ideve dhe përvojave në mes të zyrtarëve me përvojë, zyrtarëve të rinj dhe ekspertëve të pavarur, siç tha edhe njëri nga pjesëmarrësit nga Gjakova ''ky është njëri nga trajnimet e rralla, ku unë nuk ndjeva nevojë për të shikuar në telefonin tim, por më tepër nevojë për të shijuar dhe mësuar gjëra të reja nga trajnerët dhe kolegët e trajnimit''.

Përshtypje të ngjashme janë dhënë nga pothuajse të gjithë pjesëmarrësit, të cilët konkluduan se se informatat dhe njohuritë e fituara gjatë këtyre trajnimeve do t'i ndihmojë ata gjatë punës së tyre të përditshme. Rrjeti i ri profesional dhe kontakte të krijuara gjatë trajnimeve janë konsideruar si një aset shtesë dhe shpresë për bashkëpunime konkrete të ardhshme në mes të pjesëmarrësve që vijnë nga komuna të ndryshme.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje